Zjarrin në spitalin e modeluar në Tetovë e ka shkaktuar qarku i shkurtë elektrik në një kordon zgjatues. Kështu thotë raporti i Prokurorisë Themelore Publike e Tetovës.
Në komunikatën dërguar mediave, Prokuroria Themelore sqaron se nga analizat e bëra të gjurmëve nga dëmet e zjarrit, dinamikës së përhapjes së zjarrit dhe në bazë të dëmeve të invertarit dhe hapsirës, duke marrë parasysh edhe njohuritë e marra nga veprimet para dhe gjatë zjarrit, ekspertët e kanë vërtetuar lokacionin si dhe shkakun e mundshëm për shkaktimin e zjarrit.
Prokurorisë Themelore Publike
“Në ekspertizë vërtetohet se zjarri është shkaktuar si pasojë e qarkut të shkurtë elektrik, për shkak të presionit të madh nga defibrilatorët e kyçur, me të cilin është bërë reanimim i pacientëve në njërën dhomë të spitalit. Presioni mbi kabllon ka shkaktuar zjarr në prizën elektrike, në të cilën kanë qenë të kyçur defibrilatori, një mbushës telefoni dhe një aparat tjetër”.
Më tej thonë se zjarri është përhapur furishëm. Ndërsa sipas ekspertizës, tek kjo ka ndikuar edhe fakti që në hapësirën e çatisë së objektit nuk kanë ekzistuar ndarje të moduleve /hapësirave drejtë kooridorit, që do të ngadalsonte përhapjen e zjarrit.
Prokurorisë Themelore Publike
“Pas paraqitjes së flakëve, personeli mjekësorë i pranishëm ka tentuar që ta shuaj, por është bërë përhapje e furishme e zjarrit në të gjithë objektin, duke u përhapur në panelet e çatisë drejtë zonave të ulëta të mureve dhe invertarit të spitalit. Përshkak se të gjithë pacientët e hospitalizuar kanë qenë të kyçur në furnizimin qëndror të oksigjenit, dhe me të edhe përqindja e oksigjenit në objektin spitalor është rritur, si dhe për shkak të dëmeve të shkaktuara në instalimin e oksigjenit gjatë zjarrit, zjarri është përhapur në gjithë objektin për një periudhë shumë të shkurtë kohore”.
Kjo ekspertizë siç thonë nga prokuroria është vetëm njëra nga provat e siguruara deri tani. Pritet që në Prokurorinë Themelore Publike të Tetovës të arrijnë edhe raporti dhe të dhënat për të cilat prokuroria ka dhënë urdhra dhe udhëzime edhe tek institucionet e tjera kompetente, si dhe ekspertiza e cila duhet të arrijë në pajtim me ndihmën juridike ndërkombëtare të kërkuar nga ekipi i ekspertëve nga Republika e Gjermanisë. Pas grumbullimit të të gjitha provave verbale dhe materiale shtojnë më tej, dhe pas rishikimit dhe analizës, do të sillet vendim i prokurorisë për vazhdimin e procedurës.
Përndryshe, në tragjedinë që ndodhi në spitalin e modeluar në Tetovë, humbën jetën 14 persona.