Më datën 24/25. 09.2021 në periudhën nga ora 22:00 deri më 04:00, nëpunës policorë të SPB Manastir kanë realizuar kontrollim të përforcuar aksional për sanksionimin e shoferëve të cilë drejtojnë automjetet nën ndikimin e alkoolit. Gjatë këtij kontrolli janë konstatuar 27 kundërvajtje, kurse shoferët janë përjashtuar nga trafiku dhe në mënyrë përkatëse janë sanksionuar. Poashtu janë konstatuar edhe 27 lloje të ndryshme të kundërvatjeve.
Më datën 24.09.2021 në rajonin e SPB Manastir është realizuar kontrollim aksional i përforcuar për sanksionimin e shoferëve të cilët drejtojnë automjetet mbi shpejtësinë e lejuar dhe gjatë këtij kontrolli janë sanksionuar 20 shoferë. Prej tyre 13 kanë tejkaluar shpejtësinë e qarkullimit në vende të banimit kurse shtatë jashtë vendeve të banimit. Të gjithë shoferëve për të cilët janë konstauar shkelje të rregullave të trafikut u janë shqiptuar gjoba përkatëse.