Struktura e përfaqësimit diplomatik në Gjenevë (në kuadër të OKB dhe organizatave të tjera ndërkombëtare) është tejet komplekse dhe specifike. Komplekse për shkak të përbërjes, peshës politike dhe shumëllojshmërisë së problematikave që trajtohen, dhe specifike, për shkak të karakterit operativ dhe nivelit të lakmueshëm profesional që disa agjenci të OKB e kerkojnë.
Kjo fushë e diplomacisë, si një segment specifik i saj, deri tani ka qenë më pak në vëmendjen dhe kujdesin e strukturave përkatëse për përcjellje (MPJ-së), qëndrim jo vetëm i strukturave drejtuese të diplomacisë maqedonase, por të shumicës së vendeve.
Me ndryshimet e thella në kuadrin marrëdhënieve ndërkombëtare dhe, sidomos me rajonalizimin e politikave, si ato zhvillimore ekonomike (EU, NAFTA,ASEAN, e etj) po ashtu edhe të atyre të sigurisë (NATO, e traktate të ndryshme dy ose shumëpalëshe sigurie), dimensioni shumëpalësh konfirmohet si domosdoshmëri, madje është evident zhvillimi i multilaterales në marrëdhëniet ndërkombetare.
Kjo përputhet me nevojën për universalizimin dhe gjithëpërfshirjen e vlerave universale (të drejtat e njeriut, shteti ligjor, e etj), si dhe me shpërndarjen e përgjegjësive për siguri globale, të më shumë faktorëve. Elemente kryesore tashmë të njohura si komponentë të rrjedhave globalizuese.
Në këtë kontekst, Republika e Maqedonisë, si një shtet i vogël, anëtar i OKB-së, mund të thuhet se e ka të vështirë të imponojë ndërrimin e ndonjë rrjedhe të rëndësishme në vendimmarrjen e këtyre organeve, por mund të thuhet se angazhimi i saj serioz dhe aktiv në këto struktura mund të rezultojë me përfitime për qytetarët e saj dhe për rritjen e kredibilitetit të vendit, i cili mund të përdoret për lehtësime të caktuara në zhvillimin e gjithëmbarshëm.
Edhe unë, si Ambasador i Republikës së Maqedonisë, jam munduar t`i qasem ushtrimit të detyrës time në këtë vënd në këtë kontekst dhe me keto synime. Ajo çfarë mund të veçohet si karakteristike për këtë periudhë të shkurtër që nga marrja e kësaj detyre mund të përmblidhet në disa fjali, në formë të observimeve të mia.
Këtu kam trashëguar një qasje që mund të quhet si një ”sjellje oportune ndaj rrjedhave”, që karakterizohet me përcjellje të qetë të situatës, pa iniciativa dhe pa ambicje për ndonjë promovim, si të vendit tonë, po ashtu edhe të çështjeve tjera rajonale. Kjo mund të thuhet se edhe mund të jetë e kuptueshme për faktin se të gjitha energjitë e diplomacisë janë orientuar nga zgjidhja e çështjes së emrit dhe çdo gjë që nuk është në sferën e drejtpërdrejtë të kësaj çështje, nuk është trajtuar si e rëndësishme.
Në këtë kontekst, vlen të theksohet se edhe te vendet e tjera dominon e njëjta qasje, madje më shumë nënkuptohet. Me një fjalë, ndonëse Republika e Maqedonisë nuk trajtohet si një shtet me probleme, madje ka një qëndrim dashamirës ndaj saj, megjithatë çështja e pazgjidhur e emrit sikur krijon njëfarë shtangie dhe stepje tek shumë diplomatë, kur bëhet fjalë për intensifikimin e raporteve me përfaqesuesit e Maqedonisë, mesa duket nga kujdesi për të mos krijuar “përplasje” me Greqinë.
Në disa raste, nje numër syresh përpiqen t`i evitojnë takimet me mua në praninë e ambasadorit grek. Edhe pse unë jam përpjekur të krijoj marrëdhënie korrekte diplomatike me ambasadorin grek, gjë që është reflektuar në të njëjtën mënyrë edhe nga ana e tij. Mendoj se është krijuar një atmosferë që lë të kuptohet se “deri sa nuk është zgjidhur ky problem, mos kërkoni më shumë nga ne”. Ky mund të jetë qëndrim më shumë i diplomatëve, të cilët i zbatojnë politikat e qeverive të tyre në mënyrë shumë (strikte) të ngurtë, nga frika për të mos hapur telashe në vendet e tyre (arsyetim legjitim i një diplomati karriere).
E gjithë energjia, në çështjen e emrit të shtetit
Unë kam sqaruar politikën e Republikës së Maqedonisë për çështje të ndryshme, ndërsa për çeshtjen e emërit kam përdorur komente e argumente edhe nga pozita e një përfaqësuesi të komunitetit shqiptar të Maqedonisë.
Mbizotëron teza se përderisa nuk është zgjidhur kjo çështje, shumë energji, jo vetëm politike (por edhe ekonomike) po angazhohen në këtë drejtim (për të argumetuar tezat historike të shpalluara heret e vonë). Është evidente se kjo nuk mund të behet pa një frymë nacionaliste (që e shohim te jetë bërë çështje e politikave qeveritare) me qëllim mobilizimi për verifilimin e tezave, por edhe me qellim të përdorimit të këtyre emocioneve për qëllime ditore politike partiake. Kjo frymë jo vetëm se e bën më irracionale çështjen në fjalë, duke ngritur ndjenjat nacionaliste, por normalisht bllokon edhe vazhdimin normal të implementimit të Marrëveshjes së Ohrit.
Kjo ndodh për shkaqe logjike, sepse Marrëveshja e Ohrit është një platformë politike që synon të harmonizojë interesat ndëretnike mbi baza qytetare, dhe për këtë, është e nevojëshme një frymë mirëkuptimi e përbashkët mbi baza qytetare e të dy komuniteteve kryesore. Ushqimi i frymës nacionalise, dhe sidomos historicizmi i theksuar, automatikisht e bllokon Marrëveshjen e Ohrit dhe një bllokim i saj padyshim i shkakton probleme Maqedonisë, duke rrezikuar kështu arritjet për të cilat është investuar si nga subjektet e brëndshme politike, ashtu edhe nga komuniteti ndërkombetarë. Prandaj, edhe nga këndvështrimi i këtushëm, zgjidhja e kësaj çështje,pa u vonuar me, është “conditio sine qua non” për tu hap rrugë zhvillimeve të mbara në planin ndërkombëtar, por edhe në planin e brëndshëm të Maqedonisë.
Kosova në kontekstin e diplomacisë multilaterale
Aspekti i dytë që mendoj të trajtoj shkurtimisht lidhet me Kosovën, në kontekstin e diplomacisë multilaterale. Përkundër respektit që kam për prioritetet e tjera të mundëshme të Kosovës në këtë fazë, mendoj se diplomacia kosovare (të cilen besoj se kemi të drejtë tashmë ta quajmë edhe formalisht të tillë), duket se në këtë drejtim po bën shumë pak, për të mos thënë aspak. Me siguri se diplomacisë kosovare mund ti gjënden shumë të meta, nëse kemi parasysh strukturën e saj të papërvojë dhe jo të konsoliduar (e natyrshme), shtojmë edhe shumë arsye të tjera, por kjo nuk justifikon në asnjë mënyrë mungesën një platforme dhe aktiviteteve përkatëse në këtë sferë.
Nga këndvështrimi i këtushëm (që nuk është mendim vetëm i imi), mendoj se nevojitet një përqasje më e organizuar, e mirë konceptuar dhe mirë argumentuar për t’ju shërbyer më mirë qytetarëve të shumtë nga Kosova me banim në Zvicër, por edhe për të filluar procesin e aneëtarësimit të Kosoves në organizatat e ndryshme ndërkombëtare ne kuader te OKB dhe jasht saj, të cilat nuk e kanë si kusht te domosdoshëm te qenit antar në OKB. Një gjë e tillë ka ndoshur në rastin e Bankës Botërore dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar.
Në këtë kuadër, janë bërë konsultime serioze me disa instanca dhe në këtë fazë del se është e nevojshme të shihen mundësitë e fillimit të pregatitjes së procesit të anëtarësimit, të paktën në OTB (Organizata Botërore e Tregtisë), ku mund të anëtarësohesh edhe duke mos qënë anëtare e OKB-së. Shtojmë në këtë rast se aktualisht Rusia dhe Serbia nuk janë anëtare të OBT-së, dhe se anëtarësimi në këtë organizatë bëhet vetem me konsensus.
Mendojmë se duhet filluar të veprohet edhe në drejtim të ITU-së (Unioni Ndërkombëtar i Telekomunikacionit), i cili ka ekskluzivitetin e dhënies së kodit thirrës (prefiksit telefonik) për çdo shtet. Kosova ende nuk e ka kodin e vet dhe kalon përmes kodit të Serbise. Nëse Kosova do të kishte kodin e vet, dhe për këtë duhet të veprohet urgjentisht (në fakt duhet te ishte menduar me kohë), pasi një kod i tillë do ti siguronte Kosovës të ardhura të konsiderueshme financiare, aq të nevojshme në fazën aktuale për shtetin kosovarë.
Pesha politike e angazhimit në organizmat ndërkombëtare
Mendojmë se një vëmëndje e veçantë duhet ti kushtohet edhe afrimit, anëtarësimit në OBSH (Organizata Botërore e Shëndetësisë) dhe organizata e organizma të tjera ndërkombëtare. Përveç arsyeve të qarta praktike, një angazhim i tillë do të ketë edhe peshën politike. Ndodh shpesh që Ministri i jashtëm i Serbisë të marrë pjesë (edhe atëherë kur nuk është e domosdoshme) në takime të ndryshme që zhvillohen në Gjenevë dhe të flasë sipas interesave të tij, në shumicën e rasteve duke deformuar realitetin në Kosovë. Dhe në takime të niveleve të larta, ku ka presidentë, kryeministra, ministra, e etj, nuk mund të thuhet se ngelen pa ndikim, kur dëgjojnë vetëm një variant, për fat të keq variantin e Jeremiçit.
Aktualisht dhe Shqiperia nuk e ka të lehtë gjithmon ta mbroje Kosovën, prandaj duhet punuar për të gjetur një lloj zgjidhje për të qënë të pranishëm në Gjenevë, edhe pa perfunduar procesi i anëtarësimit.
Arsyeja e dytë pse duhet shtuar angazhimet, është politika e re amerikane. Presidenti Obama përpiqet të hap një rrugë të re për një politikë amerikane disi të ndryshme, në përputhje me strategjinë e re të tij dhe me zhvillimet e reja në botën e sotme. Krijohet përshtypja SHBA kërkojnë të lejojne më shumë hapsirë për debat, partneritet dhe dialog me të tjeret, një koncept ndryshe nga ai që ndiqej nga administrata e Presidentit Bush. Kjo politikë gjithësesi i zvogëlon mundësitë për imponim dhe për pasojë edhe mbështetja e Kosovës vetëm tek SHBA për të shtrirë njohjen e saj nderkombëtare duket tashmë si e tejkaluar.
Mendojmë se jo rastësisht është bllokuar edhe procesi i njohjeve të reja të Kosoves (edhe vendimi i Gjykatës së Hagës mund të ketë ndikim, por jo krejtesisht). Ky ngërç duket, sipas shumë analistëve, se është edhe limiti i fushës së ndikimit amerikan, dhe se në rrethanat e reja të krijuara, ky proces nuk duhet lënë vetëm në dorën e “miqve tane”.
Nevojitet një qasje e re
Në Sesionit e 13-të të Keshillit të Drejtave të Njeriut, SHBA u përfaqësuan me Ambasadore të pasaçme për këtë organ të rëndësishëm të OKB-së, çfarë lë të kuptohet se bëhet fjalë për një angazhim te ri dhe krej tjetër të tyre. Kjo u reflektua edhe nga mënyra se si u zhvillua debati dhe si u votuan rezolutat gjatë këtij sesioni. U vu re një frymë fleksibiliteti dhe gatishmërie për konsensus për shumë çështje, gjë që shumë pjesemarrë e quajtën si “nje qasje e re”.
Mendojmë se kësaj qasje të re të SHBA, i duhet përgjigjur me një qasje e re edhe nga ana e autoriteteve të Kosoves, prandaj kërkohet një diplomaci më e organizuar, më kompetente dhe me politika të qarta dhe të harmonizuara më mirë në nivel qeveritarë. Politika e jashtëme e një vëndi nuk është, në asnjë rast, çështje e një ministrie apo një ministri.
Theksojmë se çfarë u parashtrua më lart, janë çeshtje që diskutohen në rrethet diplomatike, kryesisht mes miqësh, në mënyrë të veçantë mes ambasadorëve të vëndeve “të rajonit” tonë.
Janë shkëmbyer mendime edhe ambasadoriN i Kosoves në Bernë dhe ambasadoret e Shqiperisë në Gjenevë dhe në Bernë, të cilët i kanë ngritur këtë çështje edhe në rrugë institucionale dhe me të cilët ndajmë të njëjtat shqetesime dhe konsiderata. Është një përceptim i përbashkët se mund të bëhet më shumë në drejtim të harmonizimit dhe koordinimit të politikave në këtë drejtim, si në nivelin rajonal, por sidomos mbarëshqiptarë. Theksojmë “rajonal”, për arsye se një përqasje e tillë e proceseve në kryeqytetin e politikave shumëpalëshe (Gjenevë),me efekt rrumbullaksimi te proceseve shtetformuse ne Balkan, shihet si një kontribut më i prekshëm dhe i pritshem, në shërbim të stabilizimit të rajonit në përgjithësi. Për këtë stabilizim dhe për pershpejtimin e politikave integruese të çdo vëndi veç e veç dhe të rajonit në tërësi, jemi të bindur se nuk janë të interesuar vetëm shqiptaret, por edhe popujt e jerë të rajonit. Në këtë kontekst do të shtoja qe kjo përputhet edhe me qellimin dhe interesin parësorë të Evropës.
t’ju shërbyer më mirë qytetarëve të shumtë nga Kosova me banim në Zvicër, por edhe për të filluar procesin e aneëtarësimit të Kosoves në organizatat e ndryshme ndërkombëtare ne kuader te OKB dhe jasht saj, të cilat nuk e kanë si kusht te domosdoshëm te qenit antar në OKB. Një gjë e tillë ka ndoshur në rastin e Bankës Botërore dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar.
Në këtë kuadër, janë bërë konsultime serioze me disa instanca dhe në këtë fazë del se është e nevojshme të shihen mundësitë e fillimit të pregatitjes së procesit të anëtarësimit, të paktën në OTB (Organizata Botërore e Tregtisë), ku mund të anëtarësohesh edhe duke mos qënë anëtare e OKB-së. Shtojmë në këtë rast se aktualisht Rusia dhe Serbia nuk janë anëtare të OBT-së, dhe se anëtarësimi në këtë organizatë bëhet vetem me konsensus.
Mendojmë se duhet filluar të veprohet edhe në drejtim të ITU-së (Unioni Ndërkombëtar i Telekomunikacionit), i cili ka ekskluzivitetin e dhënjes së kodit thirrës (prefiksit telefonik) për çdo shtet. Kosova ende nuk e ka kodin e vet dhe kalon përmes kodit të Serbise. Nëse Kosova do të kishte kodin e vet, dhe për këtë duhet të veprohet urgjentisht (në fakt duhet te ishte menduar me kohë), pasi një kod i tillë do ti siguronte Kosovës të ardhura të konsiderueshme financiare, aq të nevojshme në fazën aktuale për shtetin kosovarë.
Mendojmë se një vëmëndje e veçantë duhet ti kushtohet edhe afrimit, anëtarësimit në OBSH (Organizata Botërore e Shëndetësisë) dhe organizata e organizma të tjera ndërkombëtare.
Përveç arsyeve të qarta praktike, një angazhim i tillë do të ketë edhe peshën politike. Ndodh shpesh që Ministri i jashtëm i Serbisë të marrë pjesë (edhe atëherë kur nuk është e domosdoshme) në takime të ndryshme që zhvillohen në Gjenevë dhe të flasë sipas interesave të tij, në shumicën e rasteve duke deformuar realitetin në Kosovë. Dhe në takime të niveleve të larta, ku ka presidentë, kryeministra, ministra, e etj, nuk mund të thuhet se ngelen pa ndikim, kur dëgjojnë vetëm një variant, për fat të keq variantin e Jeremiçit.
Aktualisht dhe Shqiperija nuk e ka të lehtë gjithmon ta mbroje Kosovën, prandaj duhet punuar për të gjetur një lloj zgjidhje për të qënë të pranishëm në Gjenevë, edhe pa perfunduar procesi i anëtarësimit.
Arsyeja e dytë pse duhet shtuar angazhimet, është politika e re amerikane. Presidenti Obama përpiqet të hap një rrugë të re për një politikë amerikane disi të ndryshme, në përputhje me strategjinë e re të tij dhe me zhvillimet e reja në botën e sotme. Krijohet përshtypja SHBA kërkojnë të lejojne më shumë hapsirë për debat, partneritet dhe dialog me të tjeret, një koncept ndryshe nga ai që ndiqej nga administrata e Presidentit Bush. Kjo politikë gjithësesi i zvogëlon mundësitë për imponim dhe për pasojë edhe mbështetja e Kosovës vetëm tek SHBA për të shtrirë njohjen e saj nderkombëtare duket tashmë si e tejkaluar. Mendojmë se jo rastësisht është bllokuar edhe procesi i njohjeve të reja të Kosoves (edhe vendimi i Gjykatës së Hagës mund të ketë ndikim, por jo krejtesisht). Ky ngërç duket, sipas shumë analistëve, se është edhe limiti i fushës së ndikimit amerikan, dhe se në rrethanat e reja të krijuara, ky proces nuk duhet lënë vetëm në dorën e “miqve tane”.
Në Sesionit e 13-të të Keshillit të Drejtave të Njeriut, SHBA u përfaqësuan me Ambasadore të pasaçme për këtë organ të rëndësishëm të OKB-së, çfarë lë të kuptohet se bëhet fjalë për një angazhim te ri dhe krej tjetër të tyre. Kjo u reflektua edhe nga mënyra se si u zhvillua debati dhe si u votuan rezolutat gjatë këtij sesioni. U vu re një frymë fleksibiliteti dhe gatishmërie për konsensus për shumë çështje, gjë që shumë pjesemarrë e quajtën si “nje qasje e re”.
Mendojmë se kësaj qasje të re të SHBA, i duhet përgjigjur me një qasje e re edhe nga ana e autoriteteve të Kosoves, prandaj kërkohet një diplomaci më e organizuar, më kompetente dhe me politika të qarta dhe të harmonizuara më mirë në nivel qeveritarë. Politika e jashtëme e një vëndi nuk është, në asnjë rast, çështje e një ministrie apo një ministri.
Theksojmë se çfarë u parashtrua më lart, janë çeshtje që diskutohen në rrethet diplomatike, kryesisht mes miqësh, në mënyrë të veçantë mes ambasadorëve të vëndeve “të rajonit” tonë.
Janë shkëmbyer mendime edhe ambasadoriN i Kosoves në Bernë dhe ambasadoret e Shqiperisë në Gjenevë dhe në Bernë, të cilët i kanë ngritur këtë çështje edhe në rrugë institucionale dhe me të cilët ndajmë të njëjtat shqetesime dhe konsiderata. Është një përceptim i përbashkët se mund të bëhet më shumë në drejtim të harmonizimit dhe koordinimit të politikave në këtë drejtim, si në nivelin rajonal, por sidomos mbarëshqiptarë.
Theksojmë “rajonal”, për arsye se një përqasje e tillë e proceseve në kryeqytetin e politikave shumëpalëshe (Gjenevë),me efekt rrumbullaksimi te proceseve shtetformuse ne Balkan, shihet si një kontribut më i prekshëm dhe i pritshem, në shërbim të stabilizimit të rajonit në përgjithësi. Për këtë stabilizim dhe për pershpejtimin e politikave integruese të çdo vëndi veç e veç dhe të rajonit në tërësi, jemi të bindur se nuk janë të interesuar vetëm shqiptaret, por edhe popujt e jerë të rajonit. Në këtë kontekst do të shtoja qe kjo përputhet edhe me qellimin dhe interesin parësorë të Evropës.
(Autori është ish ambasadori Maqedonisë pranë Zyrës së OKB dhe organizatave të tjera ndërkombëtare në Gjenevë)