Kampioni i vetëm olimpik shqiptar nga Maqedonia, Shaban Tëtstena dje ka realizuar një takim me nënkampionin olimpik në taekvondo, Dejan Georgievskin i cili në Lojërat Olimpike në Tokio fitoi medalje të argjendtë si dhe me tranjerin e tij Darko Kostovski i cili njëkohësisht ështe edhe kandidat për kryetar komune në Butel nga radhet e VMRO-DPMNE-së.
„Sonte, nënkampioni olimpik nga Tokio, Dejan Georgievski, erdhi të më vizitojë në shtëpinë time, së bashku me trajnerin e tij Darko Kostovski. Urime për një kampion të ri me një karakter të lartë sportiv, i cili di të respektojë kampionin e vjetër olimpik,” ka shkruar Tërstena mes tjerash në Facebook.
Duke qënë të gjithë nga lagjja Butel e Shkupit ata kanë diskutuar gjërë e gjatë për sportin dhe Tërstena e ka motivuar Gjorgjievskin për ta përsëritur suksesin e tij dhe në Lojrat Olimpike në Paris ta fitojë medaljen e artë.
„Dejan, mund të bësh suksesin më të madh në karrierën tënde dhe të jesh kampioni i parë olimpik nga Maqedonia në shekullin 21 “, thotë Tërstena.
Ndryshe Saban Tërstena është shkupjan i lindur më 1 janar të vitit 1965. Ai në Olimpiadën e vitit 1984 në Los Angeles fitoi medaljen e artë në kategorinë 52 kilogram, ndërsa katër vite më vonë në Olimpiadën e Seulit në vitin 1988 fitoi medaljen e argjendtë po ashtu në kategorinë 52 kilogram. Krahas këtyre, Tërstena ka fituar medaljen e bronztë në Kampionatin Botëror në vitin 1982 dhe medaljen e artë në Kampionatet Evropiane në vitin 1984 dhe 1990.