Sot në Ministrinë e Punëve të Brendshme, Ministri Oliver Spasovski dhe Drejtori i Byrosë për Sigurisë Publike Sasho Tasevski realizuan një takim pune me drejtoreshën Sllavica Kutirov dhe përfaqësues të Drejtorisë së Doganave.
Drejtoresha e Drejtorisë së Doganave Kutirov e informoi ministrin Spasovski për funksionimin e suksesshëm të ndërveprimit, gjegjësisht shkëmbimin e informacionit dhe të dhënave midis dy institucioneve, i cili është thelbësor, veçanërisht në vendkalimet kufitare.
Gjatë takimit u bisedua edhe për kushtet për importimin e automjeteve nga jashtë, ku privilegji ligjor për 50% të taksave doganore përfundon më 21.06.2021, dhe çdo automjet që është importuar më parë dhe për të cilin doganat janë paguar, nëse nuk është i regjistruar brenda atij afati duhet parashtrohet kërkesë për një pagesë shtesë të taksave doganore që të mund automjeti të regjistrohet.
Në takim u theksua nevoja për të bërë ndryshime në Ligjin për Drejtorinë e Doganave, me qëllim të punës më efektive të Sektorit të ri për Masa Hetimore Speciale, duke kërkuar mbështetje nga Ministria e Punëve të Brendshme në zbatimin e risive dhe në përgjithësi në funksionimin e përgjithshëm të këtij sektori që do të lidhet ngushtë me punën e Ministrisë së Punëve të Brendshme.
Ministri Spasovski kërkoi nga Drejtoria e Doganave që të rrisë numrin e punonjësve doganorë në vendkalimet kufitare, veçanërisht kur ka frekuencë më të lartë, si dhe intensifikimin e bashkëpunimit në mes policisë dhe punonjësve të doganave për koordinim dhe shkëmbim më të mirë të informacionit, e me këtë edheluftën më të suksesshme kundër korrupsionit dhe krimit përmes veprimeve të përbashkëta. Spasovski theksoi nevojën për rinovimin dhe sanimin e pikave kufitare dhe objekteve doganore kufitare, me qëllim të krijimit të kushteve më të mira të punës, dhe kështu modernizimit të pikave kufitare të Maqedonisë, dhe ndër të tjera u bisedua edhe për përforcimin e One Stop Shop në vendkalimin kufitar Tabanoc.
Ministri Spasovski theksoi se në periudhën e ardhshme është e nevojshme të intensifikohen investimet në kushtet materiale dhe teknike, sepse vetëm me nëpunës të motivuar mund të përmirësohet më tej funksionimi i vendkalimeve kufitare dhe lufta kundër krimit dhe korrupsionit.
Data 05.07.2025
Aktuale
- Shpresat për shërim u kthyen në makth – çiftit i zhvatën 400,000 €, dy të arrestuar në Shkup
- Maqedonia e Veriut ka çmimin më të lartë të kartonit të gjelbër në rajon
- Zgjedhjet komunale, VLEN bën sondazhe për kandidatët
- Strugë/ Humbjet e ujit janë alarmante, shkak infrastruktura e vjetër
- Mislimi: Bilall Kasami injorohet totalisht edhe nga ambasadorja e SHBA-së Ageler!
- Përfaqësimi zero, padrejtësia 100% – po kthehemi në para 2001-shin!
- Apple ndalon zhvillimin e iPad-it të palosshëm dhe fokusohet te përmirësimi i iPhone-it
- LSDM: Maksim Dimitrievski shërben te Mickoski për t’i shpëtuar ndjekjes penale