Gjithsej 14,921 persona kanë kryer kontroll në listën zgjedhore, në konkludim me ditën e djeshme deri kur ishte afati për kontroll, informuan sot nga Komisioni Shtetëror Zgjedhor.
“Në sektorët rajonal dhe zyrat e Komisionit Shtetëror Zgjedhor, gjithsej 14,921 persona janë kontrolluar në listën zgjedhore, janë paraqitur gjithsej 281 kërkesa për regjistrim në listën zgjedhore, 99 kërkesa për fshirjen e të dhënave nga lista zgjedhore dhe 74 kërkesa për ndryshimin e të dhënave të listës zgjedhore”, thuhet në kumtesën e KSHZ-së.
Deri tek Komisioni shtetëror zgjedhor, gjithashtu, në e-mail adresën upisis”sec.mk janë parashtruar gjithsej 114 kërkesa.