Policët e Sektorit për Punë të Brendshme Tetovë – Departamenti për punë të brendshme Gostivar, sot kanë arrestuar një 28-vjeçare me iniciale M.I. nga Vrutoku i Gostivarit për shkak të ekzistimit të dyshimit për përfshirjen e saj në një vjedhje të rëndë, njoftojnë nga Ministria e Punëve të Brendshme.
“Vjedhja e rëndë është kryer në Stacionin Ndërkombëtar të Autobusave në Gostivar, më 6/7 shtator, gjatë periudhës prej 20 deri në ora 6, ku sipas asaj çfarë u denoncua, janë marrë para, celular dhe çelësat e dy autobusëve. M.I. është mbajtur në Stacionin policor në Gostivar dhe pas dokumentimit të plotë të rastit, kundër saj do të përgatitet shkresë përkatëse në bazë të nenit 236 të Kodit Penal”, thuhet në njoftim, transmeton TV21.