Mbetet edhe më tej i panjohur autori që mëngjesin e djeshëm tentoi prerjen e gypit që furnizon Spitalin klinik të Tetovës me oksigjen. Edhe përkundër hetimeve të kryera nga krim policia e Tetovës dhe Prokurori publik, nga policia e Tetovës thonë se ende nuk ka asnjë gjurmë se kush mund të ketë qenë personi që me aktin e kryer, ka vënë në rrezik jetët e rreth 120 pacientëve me kovid, që ishin të kyçur në mbështetje oksigjen. Një ditë më parë, në orët e hershme të mëngjesit, person deri më tani i panjohur ka tentuar që me mjet të fortë, të dëmtojë gypat e oksigjenit që furnizojnë me oksigjen pajisjet e pacientëve. I njëjti, ka arritur që të pres dy gypa të oksigjenit, por që për fat të mirë, kanë qenë gypat që kanë furnizuar me oksigjen sallat e urgjencës së re të spitalit, e cila nuk është vënë ende në funksion. Dëmi ishte sanuar gjatë ditës së djeshme.
Data 15.05.2025
Aktuale
- Muhaxheri për takimin me presidenten: Nëse s’ka zgjidhje, LVV t’ia lëshojë rrugën të dytit!
- Negociatat midis Ukrainës dhe Rusisë sot: Me Zelenskyn, por pa Putinin
- E rëndë/ Aksident në Golem, makinë përplas për vdekje një grua që po kalonte trafik-ndarësen
- Arifi për vizitën e Costas në Kosovë: Nuk pati sinjal shumë pozitiv për largimin e masave
- BDI e shqetësuar: Përjashtimi i shqiptarëve nga lista për Guvernatorin e Bankës Popullore – cenim i frymës multietnike të shtetit
- Komunikacioni në Maqedoni, nuk ka vonesa në pikat kufitare
- Samiti europian, Tirana pret 47 liderët e kontinentit! Takimi i 6-të do të zhvillohet në sheshin “Skënderbej”, zbardhet agjenda
- PS thellon rezultatin me votat e Diasporës, siguron mbi 31 mijë më shumë! Ja si paraqiten rezultatet paraprake