Pavarësisht nëse bëhet fjalë për shoping multifunksional, argëtues apo një projekt tjetër me karakter social, kompleks rezidencial luksoz ose vendpushim elitar, grupi BALFIN, një nga grupet më të mëdha investuese në rajon, është i njohur për standardet dhe risitë e larta që zbaton në projektet e veta, në të gjitha vendet evropiane ku vepron. Investimet e Balfin në fushën e ndërtimtarisë ndryshojnë në të vërtetë mënyrën e jetesës, pavarësisht nëse projekti realizohet në Shqipëri, Maqedoni, Holandë, Austri… duke krijuar një ndikim të rëndësishëm ekonomik, duke hapur vende të reja pune, duke rritur standardet e jetesës. Në vitin 2021 BALFIN vazhdoi të rritet brenda sektorëve ekzistues, në rajon dhe më gjerë. Këtë vit BALFIN dhe kompanitë që janë pjesë e grupit do të realizojnë mbi 108 milionë euro investime.
– Grupi BALFIN synon të jetë vazhdimisht në rrjedha me zhvillimin teknologjik dhe inovacionet. Sot, projektet tona janë shumë për t’u numëruar, por për shembull projektet e zhvillimit të pronave të patundshme janë një nga më të rëndësishmet dhe më të suksesshmet – thotë Ardiana Sokoli, Zv. Presidente e Grupit BALFIN për pronat e patundshme.
Një projekt i tillë është Universe City, i cili është lagje banimi në afërsi të qendrës së Tiranës. Kompleksi ndodhet menjëherë pranë Qendrës Tregtare Univers (QTU) dhe do të përbëhet nga ndërtesa banimi të përshtatshme për secilin; familje të reja, çifte të reja, studentë ose familje të mëdha që kërkojnë apartamente më të mëdha me çmime më të ulta. Ky mini-qytet do të ofrojë një gamë të plotë shërbimesh, të mjaftueshme për një jetë autonome. Janë parashikuar një shkollë publike, shumë zona për këmbësorë dhe sipërfaqe të gjelbra dhe siguri dhe intimitet absolut. Elementi më i rëndësishëm i projektit është çmimi më i ulët i tregut për cilësinë optimale të ofruar. “Kolina Verde” është gjithashtu një projekt në zhvillim, me kujdes të veçantë për një mënyrë jetese të rehatshme, me pamje nga gjelbërimi i i kodrave të fshatit të Lundrës, ajër të pastër dhe pejzazhe përrallore. Bashkë me një nga emrat kryesor në industrinë e hotelerisë, “Akor”, Balfin njoftoi bashkëpunimin në ndërtimin e hotelit të parë “M Galeri” në Shqipëri. Ky hotel ultra-modern do të sjellë freskim të madh në bregdetin shqiptar.
“Green Coast Village”, nga ana tjetër, është një tjetër projekt ambicioz, qëllimi i të cilit është të ndërtojë fshatin e parë turistik me standarde turistike ndërkombëtare. Do të realizohet në Palasë, pranë “Green Coast Resort and Residences”. Ky projekt madhështor do të përbëhet nga rezidenca, disa hotele me 4 dhe 5 yje, si dhe komplekse banimi. Do të disponojë me një bollëk ofertash rekreative dhe argëtuese, si dhe shërbime për pushim gjatë gjithë vitit. Duke pasur parasysh suksesin e deritanishëm të “Green Coast”, ky projekt merr një vazhdim që duhet të plotësojë kërkesën për këtë destinacion elitar me cilësi dhe ofertë luksoze.
Jo më pak, Balfin ka pasur ndikim edhe në ringjalljen dhe zbukurimin e turizmit në rivierën shqiptare, veçanërisht përmes ofertës së rezidencave “Vala Mar” në Durrës.
Në Austri, investimet vazhdojnë përmes një projekti serioz banimi, siç është ai pranë Liqenit Traunsee dhe kompleksi i banesave në një nga zonat më të njohura të Vjenës, midis qarqeve 18 dhe 19.
Tirana dhe Skopje East Gate, janë gjithashtu dy projekte të rëndësishme për BALFIN dhe paraqesin shembull të përgjegjësisë sociale, duke inkurajuar zhvillimin e shoqërisë përmes një oferte të pasur, argëtuese dhe sociale. Njëri po feston ditëlindjen e vet të 10 -të këtë vit, dhe tjetri do të fillojë punën shumë shpejt dhe do të presë vizitorët e vet të parë.
Secili nga këto projekte është i jashtëzakonshëm në mënyrën e vet, me arkitekturë unike dhe përzgjedhje të inovacioneve të teknologjisë së lartë. Më detajisht do të paraqesim vetëm disa prej tyre.
Pranë “Liqenit të lumturisë”
Piktoresk, afër natyrës dhe larg zhurmës së përditshme të qytetit, ky kompleks i vendosur në vendin Altminster, Austri, është një oazë e vogël midis maleve përreth dhe Liqenit Traunsee, të cilin romakët e quanin “Liqeni i lumturisë”. Çfarë nevojitet më shumë për lumturi, përveç një jetë e qetë dhe e relaksuar?
Dy komplekset e apartamenteve trekatëshe në këtë qytet turistik krijojnë një imazh si në përrallë. Mënyra më e mirë për të ndjerë rrethin e atjeshëm është duke vozitur biçikletë ose duke ecur në këmbë, megjithëse lista e aktiviteteve që njerëzit mund t’i bëjnë këtu është shumë e gjatë. Zona është tërheqëse gjatë tërë vitit dhe ofron kushte të përshtatshme për adhuruesit e çdo sporti – ecje, alpinizëm, not, lundrim ose ski në dimër.
Kombinimi i përkryer i natyrës së mrekullueshme dhe standardet më të larta të ndërtimit janë zbatuar në realizimin e kompleksit të banimit. Projekti pasqyron vizionin e TH&B Immo, një prej kompanive që punojnë nën strehën e BALFIN. Investimi prej 10 milion euro në Liqenin Traunsee është investimi i dytë i BALFIN në Austri, pas projektit të parë banesor në Vjenë. Kompania është krenare për të dy projektet, pasi tregu austriak i ndërtimit është veçanërisht konkurrues dhe sfidues.
Jeta e ëndrrave në Rolling Hills
Rezidencat luksoze “Rolling Hills”, të vendosura në juglindje të Tiranës, janë një nga projektet më ambicioze të grupit BALFIN. I vendosur në natyrën e bukur të Petrelës, Tiranë, Rolling Hills është i rrethuar me gjelbërim të harlisur dhe zona rekreative. Kjo është një nga zonat më të reja në Tiranë, e cila po rritet me një ritëm super të shpejtë. Rolling Hills Lakeside, nga ana tjetër, përbëhet nga vila dhe apartamente ekskluzive që banorët e rinj do t’i mirëpresin përgjatë liqenit të Farkës. Standardet e larta të dizajnit, cilësisë dhe funksionalitetit, si dhe mjedisi natyror janë një garanci e cilësisë së lartë të jetës. Pamja relaksuese drejt gjelbërimit dhe liqenit, qetësia dhe dinamizmi familjar në pjesën qendrore me shërbime komerciale, kafenetë dhe ofertat rekreative, të gjitha së bashku në një vend, në një komunitet të ri urban. “Rolling Hills Lakeside” është një nga projektet më prestigjioze të “Emre Arolat Architecture”, studio ndërkombëtare me seli në Nju Jork, Londër dhe Stamboll, e cila nënshkruan kompleksin.
Skopje East Gate – qendër e re në qendër të qytetit
Kur flasim për projekte ekskluzive, nuk duhet të harrojmë atë që së shpejti do të gjallërohet në kryeqytetin tonë. Skopje East Gate, një investim i vlefshëm më shumë se 350 milionë euro, do të jetë kompleksi më i madh multi-funksional, jo vetëm në vendin tonë, por edhe në rajon. Faza e parë pothuajse është e përfunduar – këtë vjeshtë Skopje East Gate Mall do të hapë dyert për vizitorët e parë. Përveç qendrës tregtare, projekti përmban një kompleks banimi dhe afarist, të gjitha të rrethuara me gjelbërim të harlisur. Ideja e të gjithë projektit është krijimi i një qyteti brenda një qyteti. Banorët e ardhshëm të SEG do të kenë gjithçka që u nevojitet, kurse vizitorët nga rajoni më i gjerë do të vizitojnë një atraksion turistik, ku do të kalojnë një ditë të rehatshme me familjen ose miqtë. Në dispozicion do të ketë vende për argëtim, më shumë se 220 marka për shoping, amfiteatër, kinema multipleks, zonë fitnesi, ofertë të pasur gastronomike nga restorantet dhe kafenetë e shumta në kafe-bulevardin, zona të asfaltuara për këmbësorë…
Projekti Skopje East Gate është nënshkruar prej një nga studiot më të famshme dhe më të suksesshme nga Turqia, “Jazgan Design” dhe arkitekti me famë botërore Kerem Jazgan, me një portofol të pasur ndërkombëtar dhe çmime të shumta.
Me afrimin e hapjes madhështore të Skopje East Gate, padurimi dhe kureshtja e banorëve të Shkupit po rriten. Prania e disa prej markave me famë botërore tashmë është konfirmuar, si “Reserved”, “Mojito”, “House”, “Crop”, “Sinsey”, “Zara”, “Zara Home”, “Oysho”, “Massimo Duti”, “Bershka”,”Pull and Bear”, “Stradivarius”… por shumë emra të tjerë të shquar nga bota e modës dhe teknologjisë priten në qendrën tregtare, të cilat do të shpallen pak para hapjes. Pikërisht ashtu siç njoftuan investitorët, çdo ditë e më shumë po bëhet e qartë se East Gate Mall do të jetë një qendër e re në qendër të Shkupit.