Një shtetas i Republikës së Maqedonisë së Veriut i kërkuar me fletarrest ndërkombëtar, policia shqiptare e ka arrestuar në portin e Durrësit gjatë tentimit ta kalojë territorin e Shqipërisë.
“Në dalje të vendkalimit kufitar në Durrës, shërbimet e policisë kufitare si rezultat i masave të shtuara dhe këmbimit të informacioneve me Interpolin e Tiranës e kanë arrestuar personin M.O (32) shtetas i Maqedonisë së Veriut i kërkuar me fletarrest ndërkombëtar”, qëndron në kumtesën e policisë.
Theksohet poashtu se gjatë kohës së përpunimit dhe verifikimit të të dhënave në sistem, ky qytetar është treguar si person i kërkuar, pasi gjykata kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit në Maqedoninë e Veriut e ka dënuar në katër vite burg për vepër penale “organizim ilegal të emigrimit”.
Policia ka informuar se në fund të hetimeve nga e personave kompetent në sektorin e hetimeve për krim pranë Komisariatit policor në Durrës, kanë bërë arrestimin e përkohshëm të personit në fjalë me qëllim ekstradimin e tij në Maqedoninë e Veriut.