Më datën 19.08.2021 nga ana e nëpunësve policorë të Njësitit të Punëve të Brendshme Aerodrom dhe Draçevë nga liria është privuar M.N. (28) nga Shkupi.
Për personin në fjalë ka qenë i shpallur urdhërarrest qendror për vuajtjen e dënimit me burg për veprën e kryer penale falsifikim i dokumentit sipas nenit 378 paragrafi 3 të Kodit Penal.
M.N. do të shoqërohet në institucion ndëshkues-përmirësues për vuajtjen e dënimit.