Gjatë ditës së djeshme (17.08.2021) është realizuar kontrollim i përforcuar aksional në tërë territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut për sanksionimin e shoferëve të cilët qarkullojnë me shpejtësi më të madhe nga e lejuara. Gjatë këtij kontrolli janë sanksionuar 322 shoferë, prej të cilëve 29 prej tyre kanë qarkulluar me shpejtësi mbi 50 km në orë nga shpejtësia e lejuar kurse një shoferë me shpejtësi mbi 70 km në orë nga shpejtësia e lejuar. Poashtu gjatë kontrollit është konstatuar se 143 shoferë e kanë tejkaluar shpejtësinë e lejuar të qarkullimit në vende të banimit
kurse 179 shoferë jashtë vendeve të banimit.
Kontrollimet e përforcuara në trafik do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim. Apelojmë deri te qytetarët t’u përmbahen rregullave dhe rregulloreve të trafikut me qëllim të rritjes së sigurisë në rrugë.