Ministria e Punëve të Brendshme dhe Këshilli Republikan për Siguri në Komunikacionin Rrugor sot te Pikë Pagesa “Gllumovë” vazhduan me aksionin edukativo-parandalues “VOZIT I ÇLODHUR!’’. Qëllimi i fushatës është ti rikujtojnë shoferët për ndikimin e lodhjes, për pasojat e aksidenteve në trafik si pasojë e lodhjes dhe të nxiten të bëjnë sa më shumë pauza, të konsumojnë më shumë lëngje,
të udhëtojnë të çlodhur dhe pasi të kenë fjetur dhe të ndalin automjetin e tyre menjëherë pasi të ndjejnë shenjat e para të lodhjes.
Përveç shpejtësisë së madhe dhe alkoolit, lodhja është njëra nga arsyet kryesore për shkaktimin e aksidenteve në trafik gjatë periudhës së verës.
Duke pasur parasysh situatën e këtillë, MPB dhe SRSKRR-ja gjatë periudhës së verës, në më shumë lokalitete në tërë shtetin organizuan aktivitete edukative-parandaluese nën moton “VOZIT I ÇLODHUR!’’.