Gjatë pasdites së sotme është regjistruar një zjarr edhe në Gjevgjeli, mbi një kazino, në afërsi të autostradës dhe kufirit të Bogorodicës.
Në afërsi ka pompë të benzinës.
Në terren kanë dalë ekipet e kundëzjarrit dhe sipas informacioneve, digjet deponia e qytetit. Këtë e njoftojnë nga organizata joqeveritare “Shpëtim për Gjevgjelinë”.
Qytetarët e ftojnë kryetarin e Komunës që të ndërmarrë diçka, kurse tashmë zjarri është denoncuar në Inspektoratin Shtetëror të Mjedisit Jetësor.