Presidenti Stevo Pendarovski ka njoftuar publikun se helikopterët e armatës nuk kanë mundësi për të fluturuar gjatë natës, transmeton Alsat. Si rrjedhojë, pritet që herët në mëngjes të nis intervenimi për shuarjen e zjarreve në Koçani.
– Advertisements –
Në lidhje me: Pendarovski: Armata është angazhuar për shuarjen e zjarreve
“Dua të informoj publikun që helikopterët e armatës nuk kanë mundësi teknike për të fluturuar gjatë natës. Kjo është arsyeja e vetme që do të kyçen gjatë mëngjesit në shuarjen e zjarreve”, ka shkruar Pendarovski.