Ministria e Punëve të Brendshme gjatë ditës së djeshme (27.07.) vazhdoi me kontrollimet e përforcuara në trafik.
Vetëm në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 243 gjoba, prej të cilave 56 për tejkalim të shpejtësisë së lejuar, pesëdhjetë e tre gjoba për shoferët e motoçikletave, njëzet e katër sanksione për drejtimin e automjetit pa patentë shofer.
Poashtu janë shqiptuar katërmbëdhjetë sanksione për drejtimin e automjetit nën ndikimin e alkoolit, gjashtë gjoba për shfrytëzimin e telefonit celular gjatë drejtimit të automjetit, pesë gjoba për automjete të paregjistruara dhe pesëdhjetë sanksione për parkim në mënyrë jo të rregulltë.
Kontrollimet e përforcuara në trafik do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim. Apelojmë deri te qytetarët t’u përmbahen rregullave dhe rregulloreve të trafikut me qëllim të rritjes së sigurisë në rrugë.