Nga nesër, të gjithë qytetarët të cilët për shkaqe shëndetësore nuk mund të shkojnë deri në pikën e vaksinimit, mund që të vaksinohen në kushte shtëpiake, gjegjësisht aty ku jetojnë. Paraqitjen për vaksinimin e personit të pa lëvizur mund ta bëj ndonjëri nga familjarët, duke u paraqitur direkt në shtëpinë e shëndetit të qytetit ku jetojnë apo përmes linjave të telefonit të cilat ministria e Shëndetësisë I ka publikuar për secilin qytet. Vaksinimin në kushte shtëpiake do ta bëjnë ekipet mobile të shtëpive të shëndetit nëpër qytetet e vendit. Ndërkohë vaksinimi në terren dhe ai në pikat tjera të vaksinimit vazhdon të ecë. Deri dje janë vaksinuar rreth 490.000 qytetarë, prej të cilëve mbi 330.000 me dy doza. Gjatë ditës së djeshme janë vaksinuar 17.085 persona prej të cilëve 5.977 me dozën e parë.
Data 10.07.2025
Aktuale
- Dy persona përleshen fizikisht në zonën e Kisella Vodës
- Nxirret nga liqeni makina e Renis Dobrës, vijojnë hetimet për zbardhjen e krimit
- Rodrygo i ka ditët të numëruara te Real Madridi
- Mucunski: Është ruajtur statusi i Liqenit të Ohrit si trashëgimi natyrore dhe kulturore botërore
- Ekzekutoi efektivin e “Shqiponjave” Novruz Cenalia, Prokuroria kërkon burgim të përjetshëm për autorin Asllan Mërnica
- Gruaja e akuzuar për vrasjen e një burri me çekiç në Florida, lë një shënim drithërues në trupin e tij të përgjakur për policinë
- Prokuroria heton shkaqet e zjarrit në Vizbeg, kërkon paraburgim për personat që sulmuan gazetarët
- Kyuchyuk: Varet ekskluzivisht nga politikanët e RMV-së nëse vendi do të hapë negociatat me BE-në deri në vitin 2027