Plani për risocializimin e të kthyerve nga ISIS në vend ekziston, por duhet më shumë ekspertizë dhe përkushtim i institucioneve, që të burgosurit dhe familjet e tyre të risocializohen më shpejt, dhe të integrohen në vendin e tyre të lindjes. Ky është këndvështrimi i Samet Shabanit nga OJQ “Horizon Civitas”, i cili ndihmoi 12 familje të të kthyerve të lidheshin me Qendrat e Punës Sociale, dhe të merrnin një trajtim të risocializimit.
– Advertisements –
Institucionet shtetërore duhet tu mundësojnë një stabilizim të dytë në shoqëri, që ata të mos përsërisin gabimet, thonë nga sektori joqeveritar. Me Planin e Risocializimit, i cili nuk është në dispozicion për publikun, por organizatat joqeveritare kanë pasur qasje, është vendosur ndihmë juridike, por sa do të integrohet plotësisht një i kthyer varet nga vetë personi.
Shabani thotë se është gjithashtu e nevojshme të ndryshohet narrativi – në vend të vetëm për kërcënime të sigurisë dhe terrorizmit, të qasen drejt krijimit dhe promovimit të politikave socio-ekonomike për të kthyerit. Një vit më parë, në Kumanovë tre persona u arrestuan nën dyshimin e planifikimit të sulmeve ndaj objekteve vitale në vend. Ishte rasti i parë kur pas vuajtjes së burgut, të kthyerit tanë nga zonat e luftës iu kthyen sërish armëve të tyre.