Ministria për Punë dhe Politikë Sociale informon se 20 korriku (e martë) do të jetë ditë jo pune për besimtarët myslimanë në Republikën e Maqedonisë së Veriut.
– Advertisements –
Siç thuhet në njoftim, në pajtim me Ligjin për festa të RMV-së, të martën është dita e parë e Kurban Bajramit dhe e njëjta është ditë jo pune për besimtarët e besimit Islam. Ministria e Punës dhe Politikës Sociale ua uron këtë festë besimtarëve myslimanë në vend.