Kryeministri Janez Jansha e ka bërë të qartë se zgjerimi nuk është një çështje teknike, por një çështje e madhe gjeostrategjike për Bashkimin Evropian. “Nëse BE nuk arrin të zgjerohet në Ballkanin Perëndimor, dikush tjetër do të bëjë këtë” , tha ambasadori Slloven Milan Predan në një intervistë për Radio Evropa e Lirë.
Sipas Predan takimi i BE-së dhe Ballkanit Perëndimorë do të jetë në thelb gjatë presidencës së tyre gjashtëmujorse, ku presin që të shpallin ose të shohin një perspektivë të qartë në konferencën e parë ndërqeveritare me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Ai gjithashtu u shpreh se janë në gjendje të paraqesin progres shumë të qartë për fillimin e negociatave me të dyja vendet, ku edhe e cilësoi si sfidë kryesore nisjen e bisedimeve.
Milan Predan, ambasadori slloven
“Ne presim që më së voni në fund të gushtit, të bëjmë përpjekje shtesë në shtator për të arritur një kompromis me Bullgarinë, midis Shkupit dhe Sofjes, dhe pastaj do të jemi në gjendje të marrim të gjitha vendimet e nevojshme për të dy vendet që kanë qenë duke pritur për këtë moment për një kohë shumë të gjatë, dhe unë mendoj se ata të dy e meritojnë atë. Mund të themi se e kemi thyer këtë akull dhe se deri në fund të vitit të dy vendet do të jenë në gjendje të fillojnë negociatat. Ne nuk duam të përhapim optimizëm të rremë. Ne nuk duam të premtojmë mrekulli politike. Por ne jemi ende të sigurt se pasi dy presidenca që u përpoqën ta zgjidhnin këtë çështje dhe dështuan, është koha që kjo të ndodhë përfundimisht”.
Ambasadori slloven propozimin portuges për zgjidhjen e kontestit midis Maqedonisë dhe Bullgarisë e konsideroi si një sugjerim të mirë dhe të ekuilibruar, ndërsa shtoi se është për të ardhur keq se një deklaratë e sekretarit të tyre të shtetit në lidhje me gjuhën maqedonase shkatërroi imazhin pozitiv të qeverisjes portugeze.
Milan Predan, ambasadori slloven
“Duhet të them se pritjet në lidhje me propozimin portugez, kur I referohet Ballkanit Perëndimor, nuk ishin shumë të mëdha, aq më tepër që ky vend nuk ka qenë kurrë i përfshirë në këto çështje. Kjo është arsyeja pse unë mendoj se duhet t’u japim atyre njohje. Ata përgatitën një propozim shumë të mirë”.
Predan shtoi se rrethanat e mira janë që afati kohor për formimin e qeverisë Bullgare është mjfat I shkurtër dhe nëse rezulteti e lejon, ata shpresojnë që do të ketë një qeveri gjatë verës dhe do të mund të bisedojnë me dikë. Por, siç tha ai ata nuk e kanë ndërmend të presin vetëm për formimin e një qeverisë të re , ata do të duhet të përgadisin terrenin për një kompromis në muajin e ardhshëm, pasi që nuk duan të presin deri në muajin dhjetor.