Mungesa e konsensusit pushtet-opozitë në Kuvend, po zvarrit me muaj propozim-Ligjet për të cilat presin qytetarët. Në debatin e Rruga drejt pushteti dhe opozita akuzojnë njëra-tjetrën për mos përfilljen e vullnetit të qytetarëve. VMRO-DPMNE-ja vlerëson se pushteti nuk respekton as Rregulloren dhe as Kushtetutën gjatë miratimit të ligjeve.
– Advertisements –
Nuk ka nevojë për debat dhe ndërpresin procedura. Për ta mënyra më e mirë e miratimit të ligjit është miratimi i ligjit pa debat, nga propozimi deri në miratim. Pa diskutim, pa debat me opozitën. Pra mënyra më e lehtë për ta është mënyra më e mirë”, theksoi Dafina Stojanovska, VMRO-DPMNE.
LSDM-ja akuzon se deputetët e opozitës vijnë në Kuvend për t’i bllokuar ligjet.
VMRO-DPMNE-ja edhe nga Parlamenti Evropian është klasifikuar si burim i lajmeve të rreme. Kolegët nga opozita vijnë në komision, nuk e dinë rendin e ditës dhe kërkojnë procedurale akoma pa filluar me rendin e ditës”, tha Zhaklina Llazarevska, LSDM.
Opozita shqiptare akuzon BDI-në për neglizhencë ndaj propozim-Ligjit për shtetësi.
Ju vetëm deklaroni dhe asgjë nuk veproni. Vetëm me deklarata thoni po. Problemet nuk zgjidhen me deklaratë por me veprime konkrete. Veprimet tuaja tregojnë pse është zvarritur ligji”, pohoi Adnan Neziri, ASH-AAA.
Ne e përkrahim ligjin për shtetësi. Ai si fillim ishte bllokuar nga VMRO-DPMNE-ja. Ju jeni në bisedime. Ka 547 amendamente të cilat nuk lexohen dhe përsëri deklaroni se fajin e ka BDI”, theksoi Vjollca Ademi, BDI.
Në debat u diskutua edhe për bllokimin e propozimit të opozitës për mbrojtjen e popullsisë nga sëmundjet ngjitëse, si dhe propozimin e pushtetit për Qendrën e re klinike.
Adrian Kerimi