Këtë vit përsëri do të përballemi me një rënie serioze të numrit të turistëve që do të vizitojnë vendin tonë, sipas Dhomës së Tregtisë. Në një intervistë për emisionin “Magazina Ekonomike” në Alsat, Daniela Mihajlovska nga Dhoma e Tregtisë, tha se fokusi i shtetit, por edhe i sektorit të turizmit duhet të përqendrohet më së shumti në tërheqjen e turistëve nga vendet e rajonit.
“Ne po përballemi me problemin: ku janë turistët e huaj që duhet të vijnë në vendin tonë. Nuk ka interes për grupe të organizuara turistike nga vendet me të cilat kemi pasur bashkëpunim tradicional. Nuk ka dukshmëri që vendi po promovon për të sjellë turistë nga tregjet e reja Nuk mund të presim që këtë vit do të kemi turizëm masiv … përsëri do të përballemi me një rënie serioze të numrit të turistëve dhe kjo do të ndikojë në hyrjen ekonomike në vend në bazë të turizmit dhe hotelierisë ”, tha Mihajlovska.