Më datë 1 dhe 2 korrik në Ohër dhe Oteshevë do të takohen liderët e shteteve të rajonit me përfaqësuesit më të lartë nga Evropa dhe SHBA-të, në kuadër të konferencës ndërkombëtare “Prespa forum dialog”, ku do të diskutohet për Marrëveshjen Kornizë të Ohrit, Marrëveshjen për Fqinjësi të Mirë me Bullgarinë dhe Marrëveshjen e Prespës. Mes numrit të madh të panel diskutimeve, panelistët do të fokusohen edhe në temën bartëse të konferencës Ballkani Perëndimor: “Pjesa që mungon që Evropa të jetë e plotë”.
Qeveria
“Si temë për Konferencën e parë, ne në fakt zgjodhëm çështje për t’u përpunuar, të cilat gjatë gjithë vitit ishin në fokus të politikës sonë të jashtme, dhe kjo është të azhurnojmë pranimin tonë në BE, duke ndjekur trendin që jo vetëm në vendin tonë por gjithashtu në rajon. BE-ja është shfaqur si një çështje strategjike dhe është interesi strategjik i BE-së të integrojë Ballkanin Perëndimor, si një pjesë që mungon, për të përfunduar projektin për një Evropë të bashkuar. Jo vetëm krijimi i platformës, por edhe tema e Konferencës tregoi një seriozitet te partnerët tanë ndërkombëtarë që ne nuk jemi vëzhgues të procesit por kontribuojmë në mënyrë aktive në realizimin e projektit, duke dhënë kontributin tonë, duke ndjekur trendet”
Në këtë panel nuk është neglizhuar as pjesa e lidhjeve transatlantike, e cila do të jetë temë e diskutimit dhe përpunimit të Panelit në nivel të lartë, ku do të diskutohet për kthimin e sinergjisë mes BE-së dhe SHBA-ve në lidhje me Ballkanin Perëndimor.
Do të marrin pjesë edhe dy presidentë të shteteve, i Sllovenisë dhe i Malit të Zi, Millo Gjukanoviq dhe Borut Pahor, Maqedonia e Veriut do të jetë nikoqir i katër kryeministrave nga rajoni, Edi Rama, Zoran Tegeltija, Ana Bërnabiq dhe Albin Kurti, si dhe tetë ministra të punëve të jashtme të Shqipërisë, Austrisë, Malit të Zi, Kroacisë, Kosovës, Rumanisë, Polonisë, Greqisë, Çekisë dhe Italisë. Nga Republika e Francës do të marrin pjesë përfaqësuesi special i ministrit, Zhan-Iv Le Drian, senatori Alan Rishar, si dhe deputeti Zhak Mer.
Gjithashtu pjesëmarrës do të jetë edhe ish-Kryeministri i Greqisë, Aleksis Cipras, si dhe përfaqësues të rëndësishëm nga i ashtuquajturi “Grupi i Ohrit”. Në nivel më të lartë do të përfaqësohen OSBE-ja dhe Këshilli për Evropë, ndërsa këtu janë edhe Sekretari i Përgjithshëm Marija Pejçinoviq Buriq, Sekretarja e Përgjithshme e KBR-së, Majlinda Bregu, Sekretari i Përgjithshëm i RIKO, Albert Hani dhe i Komitetit për Demokraci, Tomas Garet.
Konferenca është nën patronazhin e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, ndërsa organizohet nga Ministria e Punëve të Jashtme.