Katër persona janë arrestuar nga policia e Kumanovës pasi janë përfshirë në një rrahje dhe e kanë prishur rendin publik. “Mbrëmë rreth orës 4.30 në një parking para një lokali në Kumanovë, nga oficerë të policisë nga SBP-Kumanovë, janë arrestuar dy persona të moshës 25 dhe 21 vjeç nga Shkupi, dy persona të moshës 22 dhe 23 nga Kumanova pasi B.K fizikisht e ka sulmuar 21 vjeçarin nga Shkupi. Të arrestuarit e kanë prishur rendin dhe qetësinë publike gjatë rrahjes. B.K. ka sulmuar fizikisht një polici që po kryente shërbime zyrtare”, njofton MPB-ja.
Data 19.05.2024
Aktuale
- Oleksandr Usyk kampion i padiskutueshëm i peshave të rënda, e rrah keq Tyson Furyn
- Bëhet e ditur, ja sa finalist do të ketë në këtë edicion të ‘BBVA’
- Gjysmëfinalja e Big Brother VIP Albania 3 nis me një koreografi interesante nga ish-banorët në studio
- Nënsekretarja amerikane arrin në Kosovë, të dielën takohet me Kurtin
- Albiona Muqiqi dhe pozat e natës, ndjekësit mbesin me sy hapur
- VLEN: Ali Ahmeti e ka humbur kontrollin, i bëjmë thirrje të bëhet opozitë konstruktive
- Ish-zv/shefi i Mossad-it: Izraeli është në fund të humbjes së Gaza
- Trump kërkon test droge për Bidenin: Analizat, pastaj debati televiziv