Për dy muaj, 95% e recetave për pacientët janë dhënë në mënyrë elektrinike, ndërsa janë krijuar mbi 3 milion receta për terapi kronike. Kështu njoftuan ministrat e Shoqërisë Informatike dhe Administratës dhe ai i Shëndetësisë, Damjan Mançevski dhe Venko Filipçe, sa i përket shfrytëzimit të mundësisë për përdorimin e recetave elektronike, të cilën e kishin bërë me qëllim të evitimit të konakteve dhe pritjeteve tek mjeku amë dhe për të zvogëluar rrezikun nga virusi Covid-19.
Damjan Mançevski, ministër i Informatikës
“Sipas analizave për këto dy muaj, mund të vërehet se 95% nga gjithë recetat e dhëna janë elektronike. Gjithashtu edhe 95%, edhe barnat e dhëna në barnatore janë dhënë pa letër receti, gjegjësisht vetëm me dokument identifikimi. Receti elektronik janë të përhershme dhe sigurisht që tani në këtë kohë krize shëndetësore, sidomos ju ndihmon qytetarëve dhe mjekëve por edhe kur të kaloj kjo krizë pritja tek mjeku dhe në barnatore, mbeten e kaluar”.
Mançevski gjithashtu bëri të ditur se kjo mënyrë e digjitalizimit do të vazhdoj të vendoset në përdorim edhe për regjistrimin e nxënësve në kopshte, regjistrimin e nxënësve në shkollë, transferimin automatik të mbështetjes financiare për të posalindurit si dhe për çertifikatat për të ardhurat e realizuara nga ana e Drejtorisë për të Ardhura Publike.
Ministri Filipçe u shpreh se me këtë masë kanë mbrojur parasegjithash personat me sëmundje kritike sepse ata siç tha janë kategori më e rrezikuar e shoqërisë.
Venko Filipçe, ministër i Shëndetësisë
“Sistemi deri tani ka rezultuar si i suksesshëm. Nga 1 maji deri tani përmes këtij sistemi janë krijuar mbi 3 milion receta për terapi kronike. Vendosja e mënyrës së dhënies së recetave elektronike është praktikisht plotësim i aktiviteteve për qasje të plotë ndaj terapive dhe barnave për pacientët dhe qytetarët, që ka filluar vitin e kaluar në tetor, kur larguam krejtësisht kuotat për barnat me recetë në barnatoret e mbarë vendit”.
Nga 1 maji filloi përdorimi i recetave elektronike për personat e siguruar me sëmundje kronike . Ata më nuk do të kenë nevojë të shkojnë te mjeku i familjes për recetë me letër, por do t’i kontaktojnë ata me telefon dhe më pas mund ti marrin barnat në farmaci vetëm me dokument identifikimi.



