Bojan Ivanovski- Boki 13, për lëndën “Lidhja Ndërkombëtare”, u shpall fajtor, dhe u dënua për shpëlarje parash. Gjykata i caktoi atij nëntë vite burg, raporton SHENJA.
E akuzuara tjetër Jasna Mandiq, u dënua me 4 vite burg. Në këtë dënim i llogaritet edhe koha sa ka qëndruar në paraburgim.
E akuzuara tjetër Frosina Remenski, lirohet nga akuza, sepse Prokurori Publik nuk ka arritur të dëshmojë akuzën për të cilën është ngarkuar ajo.
Edhe Hristrina Blahevska po ashtu u lirua nga akuza.