Sot është shënuar dita e 7 marsit, ditë kjo e cila tërë bota e feston në shenjë mirënjohjeje për kontributin e mësimdhënësve, e që jorastësisht njihet edhe si “dita e mësuesit”.
Mirëpo cila është vlera dhe pozicioni i mësuesit në shoqërinë bashkëkohore, gjegjësisht në Maqedoni, për portalin Almakos flasin mësuesja, Mejreme Tusha dhe kreu i Lidhjes së Nxënësve Shqiptarë, Amar Rexhepi.
Mejreme Tusha: Më parë profesioni mësuesit vlerësohej më shumë
Asnjëherë nuk ka qenë dhe asnjëherë nuk do të jetë e lehtë të jesh mësimdhënëse, mirëpo më parë profesioni i mësuesit vlerësoheshte më shumë. Mësuesit më shumë ndërroheshin . Më parë janë mbledhur mësues me përvoj dhe eminent për të hartuar planprograme dhe libra shkollore. Me ndrimin e reformave në sistemin e arsimit, filloi dhe mosvlerësimi i profesionit më të shenjtë në botë. Tani më, më tepër ju duhemi si administrator se sa si mësimdhënes.Jemi të detyruar të punojmë me planprograme të pakapshme për nxënësit dhe jo të formuluara mirë, e mos të flasim për librat. Ka prind të cilët e vlerësojnë punën tonë. Kemi nxënës të cilët vijnë të na faleminderohen për arritjet e tyre. Kjo na gëzon pa masë. Vitet e fundit e festojmë 7 Marsin duke organizuar programe të ndryshme me nxënësit:recital, vallëzim, ndonjë dramë duke mos anashkaluar bisedat për sakrificën dhe kontributin e mësuesve gjatë historisë të kombit tonë. Me festimin e kësaj dite madhështore dëshirojmë ta ngrisim dinjitetin e mësuesit në vendin e merituar. Dëshiroj ti ceki fjalët e Konfuçit:” Vlera e mësuesit dhe pesha e qiellit nuk maten kurrë”.
Amar Rexhepi: Për mua personalisht, arsimtari apo profesori, apo mësuesja a profesoresha janë prindërit e dytë
A keni patur rast kur keni vepruar gabimisht ndaj mësuesit tuaj në fillore dhe tash ju bëjn keq për atë që keni bë? Jam rritur me mësimin e mësuesit është si prindi, dhe kjo në vazhdimësi është kultivuar nga prindërit e mi. Dhe ndoshta çdoherë kur mundja të gaboj diçka ndaj mësuesit më rinte në mendje se ai është një prind i dytë për mua. Pra, nuk e di a do mund apo a do dëshironte të bëjë ndonjë gabim ndaj prindit të tij ndokush? Por ta kemi parasysh, jemi njerëz dhe ndonjëherë ndoshta edhe pa vetëdije bëjmë diçka mirëpo çdoherë duke kërkuar ndjesë dhe falje ndaj ndonjë gabimi të bërë eventualisht.
Sa është i shenjtë profesioni i mësimdhënësit? Për mua personalisht, arsimtari apo profesori, apo mësuesja a profesoresha janë prindërit e dytë të mi. Nga prindërit mësuam hapat e parë të sjelljes, edukatës dhe mirësjelljes, te mësimdhënësit i zhvilluam edhe më tepër këto hapa. Pse e them këtë? Ndoshta është edhe e njohur kjo thënie por unë do e përsërisë që besoj se do e sqaron konstatimin edhe më tepër. VETËM PRINDËRIT DHE MËSUESI DËSHIROJNË QË FËMIJËT TI SHOHIN MË MIRË SE EDHE VET ATA.