Sot kisha nderin dhe kënaqësinë të pres në komunën e Tetovës ushtruesin e detyrës Ndihmës Sekretar Shtetëror të SHBA-ve për Europë dhe Euroazi, njëherit edhe mikun tim të kahmotshëm z.Phillip Reeker, i shoqëruar edhe nga ambasadorja amerikane në vend Kate Byrnes.
Ish ambasadori i SHBA-së në vendin tonë Phillip Reeker shprehu kënaqësinë e tij për vizitën në Tetovë, dhe e prezantoi ambasadoren e re Berns, e cila për herë të parë zhvilloi një vizitë zyrtare në Komunën e Tetovës.
“Tetova është qytet që ka ndikim të madh në jetën politike dhe ekonomike në vendin tuaj”, nënvizoi Reeker, duke e përshëndetur përpjekjet tona për integrimin e vendit në NATO dhe BE.
z. Reeker dhe Ambasadores Berns ju shpreha nevojën për një integrim sa më të shpejtë të vendit në NATO dhe BE, duke vendosur një theks të veçantë mbi nevojën e vazhdimit të një bashkëpunimi sa më produktiv mes SHBA-ve dhe vendit tonë edhe në të ardhmen .
Gjithashtu falemnderova z.Phillip Reeker,për mbështetjen dhe përkrahjen e vazhdueshme që Tetova e merr nga SHBA.
Në takimin e sotëm, temat kryesore ishin marrëdhëniet bilaterale dhe rruga e Maqedonisë Veriore drejt anëtarësimit në NATO dhe BE dhe u shkëmbyen mendime mbi gjendjen dhe rethanat politike në rajon.