Një burrë 75-vjeçar nga Ohri (J.A.) ka ndërruar jetë pas një bisede zyrtare në stacionin policor të këtij qyteti.
Sipas informacioneve nga SPB Ohër, në dalje nga objekti burrit i ishte përkeqësuar gjendja shëndetësore.
Ai është transportuar me Ndihmën e Shpejtë në Qendrën Mjekësore të Ohrit, ku ka ndërruar jetë brenda një ore.
Me urdhër të prokurorit publik, trupi i të ndjerit është dërguar për autopsi.