Një anketë e realizuar nga Instituti për Studime Politike, tregon se 64, 2 për qind e qytetarëve të Maqedonisë janë pro hyrjes në Bashkimin Evropian, ndërsa 66 për qind janë pro hyrjes në NATO. Gjithsej 45.4 për qind e qytetarëve të Maqedonisë mendojnë se marrëdhëniet me Greqinë në të ardhmen do të përmirësohen, ndërsa 15.5 për qind mendojnë se do të përkeqësohen.
Në pyetjen për pranimin e Maqedonisë në BE, kundër janë prononcuar 18 për qind, ndërsa me “nuk e di”, janë përgjigjur 17.8 për qind e të anketuarve. Në pyetjen se si do t’i vlerësonin marrëdhëniet aktuale politike midis Maqedonisë dhe Greqisë, 20.9 për qind janë përgjigjur se janë të mira, ndërsa 31.7 disi mirë.
Në të njëjtën pyetje 14.9 për qind e të anketuarve thanë se janë të këqija, ndërsa 26.3 për qind disi të këqija. Anketa është zhvilluar në periudhën mes 16 dhe 21 dhjetorit të vitit 2017 me 1.113 persona të rritur nga e gjithë Maqedonia.

