Me 03.05.2019 në ora 08.25 është lajmëruar se në Shtip në rrugën ‘Shirok Dol’ është gjetur i lënduar J.K.(62) nga fshati Kucica, Komuna e Karbincit, transmeton Almakos.
Me veturën e Ndihmës së shpejtë ai është dërguar në Spitalin Klinik në Shtip ku janë konstatuar lëndime të rënda, pas së cilës është dërguar në Kompleksin e Klinikave “Nënë Tereza” në Shkup.
Kontroll në vendngjarje ka kryer ekipi i SPB Shtip. Është njoftuar edhe prokurori publik dhe po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.


