Temë qëndrore e bisedimeve mes katër partive më të mëdha në Përzhino lidhur me temën e listës së votuesve, mbeten 40 mijë votuesit e dyshuar si votues fiktiv, të cilët LSDM-ja opozitare ka kërkuar, ndërsa VMRO-DPMNE ka pranuar që të fshihen nga lista e votuesve. Sot edhe zyrtarisht u konfirmuar dyshimet që deritani qarkullonin nëpër koloaret partiake se 60 për qind e këtyre votuesve janë shqiptarë, të cilët janë me banim të përkohshëm jashtë vendit. Këtë informatë e konfirmuan përfaqësuesit e dy partive në pushtet, Nikolla Todorov nga VMRO-DPMNE dhe Artan Grubi nga BDI.
“Në pjesën e listës së votuesve ajo që pamë sot është se rreth dy të tretat e këtyre personave që LSDM kërkontë fshihen janë shqiptarë, ndërsa të tjerët janë maqedonas, turq, romë dhe të tjerë. Me këtë nuk mund të mos nënvizoj se edhe një herë u dëshmua i gjithë mashtrimi i LSDM-së gjatë kësaj periudhe se gjoja VMRO-DPMNE duke keqpërdorur listën e pa pastruar i ka fituar zgjedhjet”, ka deklaruar Nikolla Todorov, VMRO-DPMNE.
Nga BDI thanë se nuk do të pranojnë fshirjen e këtyre votuesve pasi sipas tyre bëhet fjalë për qytetarë me të drejtë vote dhe ligjërisht atyre nuk mund t’u mohohet kjo e drejtë.
“LSDM-ja duhet që të bindet se këta votues janë ekzistues, janë qytetarë dhe kanë të drejtën e votës. Prandaj me kontrollet të cilat do bëhen në teren dhe verifikimin e të drejtës së votës do binden se këta votues janë votues të rregullt dhe duhet të jenë pjesë e listës zgjedhore. Ne nuk do të lëshojmë për arsye se ata janë votues real, janë qytetarë të RM dhe përafërsisht nga 39502 votues diku tek 65 për qind e tyre janë shqiptarë”, tha Artan Grubi, BDI.
Përfaqësuesit e dy partive në pushtet megjithatë dolën me verësime positive nga bisedimet e sotme dhe thanë se është shënuar përparim më i madh se një ditë më parë. Nga LSDM dolën me qëndrime të kundërta, nuk shohim përparim të madh në bisedime, ndërsa akuzojnë partitë në pushtet se nuk janë të gatshme për zgjedhje fer. Renata Deskovska nga LSDM tha se nuk lëshojnë pe nga kërkesa për të fshirë40 mijë votuesit nëse nuk konfirmohen ose nuk paraqiten vetë për t’u regjistruar listën e votuesve.
“Domethënë të gjithë njerëzit që nuk mund të gjinden në kontrollin përmes pyetësorit të KSHZ-së, gjatë kontrollit në teren ose nuk do të paraqiten gjatë periudhës së caktuafr, nuk do të mund të jenë në listën e votuesve. Maqedonisë i nevojitet një listë votuesisht që do të garantojë se nuk do të ketë keqpërdorim të të drejtës së votës dhe një listë ku nuk do të kemi situate kur njerëz të tjerë do të votojnë për votuesit fiktiv”, ka deklaruar Renata Deskovska, LSDM.
Todorov dhe Grubi thanë se përparim ka edhe në bisedimt për reformën në media. Sipas përfaqësuesit të VMRO-së problematike mbeten vetëm dënimet të cilat kjo parti kërkon të ulen në 1 euro, ndërsa sipas tyre LSDM kërkon dënime më të larta për gazetarët dhe mediat.
Arben Zeqiri /SHENJA/
60% e votuesve që do të fshihen nga Lista… by tvshenjaofficial