Në kuadër të aktiviteteve të vazhdueshme të ndërmarra nga SPB-Tetovë për rend dhe siguri më të madhe në komunikacion, dje (21-maj) në periudhën prej orës 17.00 deri në ora 22.00 është kryer aksion kontrollues për kundërvajtje të kryera nga drejtuesit e motoçikletave informon Tetovasot. Gjatë kontrollit janë zbuluar dhe sanksionuar 52 shkelje (TE-28 dhe GV-24), shumica e të cilave për mospërdorim të helmetës mbrojtëse 35 (TE-22 dhe GV-13) dhe 1 (GV) motoçikletë me dattë të skaduar të lejes së qarkullimit, 5 (GV) me polisë sigurimi të skaduar dhe 9 (TE-4 dhe GV-5) pa patentë shoferi, si dhe 9 (TE-4 dhe GV-5) kundërvajtje të tjera rrugore. Ndaj drejtuesve të mjeteve janë bërë ankesa përkatëse.
SPB-Tetovë apelon drejtuesit e motoçikletave që me kohë t’i rinovojnë polisat e sigurimit apo regjistrimet e tyre, të mos ngasin motoçikletën pa e dhënë provimin për shofer, sepse çdo aksident trafiku që ka ndodhur me pjesëmarrjen e motoçikletës, pasojat përfundimtare kanë qenë të rënda, dhe kështu ato do të kontribuojnë për sigurinë personale dhe sigurinë e përdoruesve të tjerë të rrugës.
Data 27.03.2026
Aktuale
- Ali Ahmeti, zhvilloi takim me kryetarët e emëruar të degëve të BDI-së
- Borë në Kodrën e Diellit, komunikacioni zhvillohet pa pengesa
- Halil Snopçe tregon për raportet ASH-BDI në komunën e Gostivarit
- A i njeh miqtë e Taravarit në Akademinë e Shkencave të Beogradit? Përgjigjet Snopçe
- A më lehtë shkrirja e partisë në BDI apo rikonstruimi i ASH-së? Ja çfarë thotë Snopçe
- Saliu – Ademit: 22 vjet ishit në pushtet, pse nuk e ngritët zërin për shqipen?
- Snopçe: ASH u goditë nga të gjitha anët, Taravari edhe një mandat në krye të partisë
- Vetting: Tokë ‘falas’ dhe miliona mbi të?! KLSH zbulon skemën me shkelje në Borsh, përfshihet familja e drejtoreshës së Tatimeve, Erilinda Lala


