Një 50-vjeçar nga Gostivari ka denoncuar në polici se është sulmuar fizikisht nga ish-bashkëshortja e tij dhe vëllai i saj.
Sipas njoftimit të Departamentit të Punëve të Brendshme Gostivar, incidenti ka ndodhur rreth orës 00:15 në oborrin e shtëpisë ku viktima dhe ish-bashkëshortja jetojnë të ndarë.
Policia ka konfirmuar se personat e përfshirë janë S.K. dhe I.S. nga Gostivari, ndërsa po merren masa për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rastit.


