Ministria e Shëndetësisë njofton se gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 1.284 teste prej të cilave 429 kanë rezultuar pozitiv ndaj Kovid-19. Prej tyre: Shkup 171, Ohër 28, Manastir 27, Kumanovë 19, Prilep, Kavadar, Veles dhe Gjevgjeli nga 17, Shtip, Dellçevë dhe Berovë nga 13, Tetovë dhe Koçanë nga 12 raste të reja.
– Advertisements –
Ndërkohë nga Instituti i Shëndetit Publik njoftojnë se janë regjistruar 572 pacientë të shëruar dhe 5 viktima, një në kushte spitalore dhe 4 të tjerë të regjistruara nga “Termini im”.