Janë caktuar për këtë javë seanca gjyqësore për rastet e Prokurorisë Speciale Publike (PSP) “Target – Fortesa” dhe “Trust”, përcjell Almakos.
Gjykimi për lëndët e bashkuara “Target – Fortesa” për përgjimet e paligjshme dhe për shkatërrimin e pajisjes për përgjim është caktuar më 17 janar.
Arsyeja për anulumin e seancës paraprake ishte se nuk janë plotësuar kushtet ligjore që të mbahet seanca, gjegjësisht të akuzuarit dje e kanë dorëzuar listën e dëshmive, por vetëm një kopje.
Ndryshe, në këtë lëndë akuzohen ish-shefi i Drejtorisë së pestë në MPB Goran Grujevski dhe i punësuar në DSK Nikolla Boshkovski, të cilët janë në paraburgim në Greqi, si dhe ish-ministrja e Punëve të Brendshme, Gordana Jankulloska, ish-drejtori i DSK Sasho Mijallkov dhe shefi i kabinetit të Mijallkovit, Toni Jakimovski.
Sipas aktit të prokurorisë, mbi tre sisteme për përcjellje të komunikimeve në DSK, në periudhë prej vitit 2008-2015 ilegalisht janë përcjellë 4.286 numra telefonikë, për të cilët nuk janë dhënë fare urdhra gjyqësor. Komunikimi është përcjellë para se të lëshohen edhe pas përfundimit të kohëzgjatjes së rëndësisë së urdhrave gjyqësorë në 1.541 numra ose gjithsej 5.827 numra telefonikë. Janë përgjuar mbi 20 mijë qytetarë.
Në gjykatë seancë gjyqësore duhet të mbahet edhe për lëndën “Trust” në të cilën i akuzuar i parë është biznesmeni Sead Koçan dhe dy persona fizik dhe tre persona juridik, midis të cilëve edhe drejtuesit e firmave “Transmet”, “Sileks” dhe “Vato” SHPKNJP, për pjesëmarrje në tender të Elektranave të Maqedonisë.
Sipas aktakuzës, të dyshuarit me dokumente të falsifikuara kanë kurdisur tenderë në ELEM në vlerë prej 17 milionë euro. Lënda, siç publikoi PSP, është formuar në bazë të tre bisedave të përgjuara, nga të cilat dy të papublikuara në opinion./Almakos

