Apatrid, të mohuar, të padukshëm ose njerëz të harruar, janë disa nga emrat me të cilët karakterizohen qytetarët të cilët nuk kanë arritur të kenë shtetësi në vend!
Statusi, pasojat dhe ardhmëria e shumë qytetarëve të Maqedonisë, të lindur dhe të rritur në këtë shtet, vazhdon të jetë në pikëpyetje, por çfarë planesh ka pushteti i ri për këtë problem të vjetër, janë cështje që shtrohen sonte në emisionin #ClickPlus qëemitohet në Tv21. Se cilat janë kriteret e reja/vjetra për shtetësinë, sa njerëzve u mohohet shtetësia, dhe për cilat arsye, të ftuarit Lutfi Akiki, Gazmend Gudaçi – UNHCR, Zyra e Komisariatit të Lartë të Refugjatëve në Maqedoni, dhe Hajrullah Misini – ish-deputet, ndajnë vlersimet dhe opinionet e tyre lidhur me temën shtetësia e mohuar, njofton Almakos.
Qindra banorë shqiptarë të Maqedonisë edhe pas 50 vjetësh qëndrim në këtë shtet nuk arrijnë të gëzojnë të drejtën e shtetësisë, nën arsyetimin se janë të rrezikshëm dhe mund ta destabilizojnë vendin, vlerëson Lutfi Akiki.
“Ligji i shtetësis është sjell në vtin 1992 dhe ky ligj ka paraparë kushtet e paraprake. Po ky ligj është ndryshuar disa herë dhe ka pas disa avancime, por për me qenë më kompetent duhet të shikohet secila lënd veç e veç e aplikuesve. Me këtë ligj një pjesë e qytetarëve kanë realizuar marjen e shtetësisë, mirëpo një pjesë nga mosinformimi apo neglizhenca e qyteterëve, një kategori nuk u paraqitën në regjstrimin e viti 2002, të shtojë se një pjesë që kanë mbet pa realizuar të drejtën e shtetësis kanë pasë mundësi të paraqesin këreksë në vitin 2004 me ndryshimin e ligjit. Me ligjin e parë të vitit ’92 qytetari është dashur të ketë 15 vite, me ndryshmet e afatit, kornzës ligjore nga 15 vite shkurtohet në 8 vite. Kjo procedurë është pasuar me mjaft thjeshtëzime, shton Akiki në #Click Plus.
Ndërkaq Hajrullah Misini vlerëson se aplikuesi me kombësi shqiptare edhe po të plotësojë kushtet që i kërkohen për fitimin e shtetësisë, mundet ajo t’i refuzohet në qoftë se zyra e sigurimit shtetëror nuk jep mendim pozitiv. Në këtë rast i huaj duhet t’i drejtohet avokatit të popullit për ndihmë, Gjykatës Supreme Administrative dhe gjykatave ndërkombëtare për shkeljen e të drejtave të njeriut nga ana e Institucioneve të Republikës së Maqedonisë. Dua të shtoj se edhe Gjykata Administrative nuk funksionon siç duhet, ka fakte që rastet e ndihmës për shtetësitë i zgjat në pafundësi me pretekstin se MPB nuk i jep materialet e dosjes për shfrytëzim.
Ligji për rrezikshmëri që ende funksionon pa të drejtë në Maqedoni është bërë i famshëm duke u refuzuar të drejtën njerëzore më shumë shtetasve nga Shqipëri dhe Kosova të cilët kanë mbi 10 vite martesë me shtetas të Maqedonisë. Këtij ligji i ka skaduar mandati sepse lufta e ftohtë ka mbaruar. Ky është një ligj që shkel të drejtat e njeriut, krijon kushte për prishjen e familjeve dhe nxit urrejtjen etnike dhe fetare midis qytetarëve.
“Paisja me nënshtetësi është problem jetikë në Maqedoni, nuk është vetem cëshjta për të kaluar kufirin por ka plotë segmenete tjera që lidhen me atë për një jetë normale dhe përbën problem që prekë shumë shqiptar. Në cilsinë e politikanit nga këndvështrimi im, ne si BDI kemi kërkuar që të lehtësojmë sa më shumë këtë procedurë, ndyshimet më rënjësore janë bërë në vitin 2004 megjithatë kanë mbetur akoma kritere rigoroze për kërkuesit që duan të pasien me nënshtetësi, ka procedura të panevojshme, këtu duhet të bëhet ndarja e qartë, ata që jetojnë këtu dhe ata që duan të paisen me shtetësi por nuk jetojnë këtu. Besoj se minstri i tanishëm ka një gatshmëri të drejpërdrejt dhe vullnet që të ndihmojë në thjeshtëzimin e ecurisë që këto qyetetar të tëjakalojnë problemin e shtetësisë, meqë de fakto egzistojnë por de jure jo, theskoi Misini.
Gudaci thot se ne si UNHRC punojmë me personat që skanë shtetësi, ne ju kemi ofruar kësaj kategorie ndhmë juridke, këtë e bëjmë me partnerët tanë iplementues. Deri tani si organizatë kemi arritë të korim disa suksese por normalisht që nuk mjafton përderisa kemi akoma persona që ju është mohuar shtetësia.
“Ata përveç qasjes në sistemin shëndetsor, arsimor, tregun e punës, këta persona janë të lënë jashta sistemit apo ligjërisht të padukshëm. Ndër teleshat tjera ata ndeshen dhe me lirinë e lëvizjes, frika nga pasojat se mund të ndalen nga organet e rendit dhe ju dalin pasoja tjera…nga telshat që paraqesin apatridët janë mosposedimi i dokumenetave përkatëse, mosnjohja e procedurave, mosplotësimi i formularit, këtu hynë dhe çështja e financave që duhet të pagujanë taskat administrative, dhe këta persona nuk kanë dhe të ardhura të mjaftueshme që të përmbushin këto kërkesa. Ne si organizatë kemi arritë ti plotësojmë këto harxhime dhe kemi tentuar të sjellim dhe dokumentacionet nga jashtë vendit në raste të veçnata, dmth në pamundësi të udhëtojnë ata jashtë vendit ne si OJQ japim ndihmë jurdike falas, kemi grumbulluar këto dokumente që të lehtësojmë procesin vijues”, dekalroi Gudaçi.
Gjykata e Strasburgut e stërngarkuar me lëndë nga Maqedonia
Qytetarët e Maqedonisë i prijnë listës së kallëzimeve penale të ngritura pranë Gjykatës Evropiane për të drejtat e njeriut në Strasburg. Në këtë gjykatë janë parashtruar mbi 1.200 kallëzime penale nga ana e qytetarëve kundër shtetit të Maqedonisë, për shkeljen e të drejtave të njeriut.
Në qytetin e Kumanovës dhe fshatrat përreth u refuzohet shtetësia qindra njerëzve që kanë mbi 40 vite që jetojnë dhe punojnë në këtë shtet me pretekstin se janë të rrezikshëm për Maqedoninë.
Rikujtojmë se zyra e Avokatit të Popullit në Kumanovë nxorri shifra se në vitin 2006 janë mbi 366 kërkesa ndihmë për të fituar të drejtën e shtetësisë. Ndërsa më 2007 janë bërë 237 kërkesa të tilla. Ndërsa në zyrën së avokatit të popullit në Tetovë janë formuar 183 lëndë për çështjen e mohimit të shtetësisë më vitin 2007. Banorët e dy fshatrave Goshinca dhe Llukara nuk kanë shtetësi dhe jetojnë pa letërnjoftime, njerëz që nuk kujdeset askush për ta. Këta banorë mund ti vrasin dhe asnjeri nuk mbanë përgjegjësi morale dhe ligjore. Në rajonin e Kumanovës nga viti 2002 ka filluar në heshtje një proces për çregjistrimin e shqiptarëve me qëllim që të pakësohet popullsia jonë atje.
Në bazë të kushteve të sotme politike dhe shoqërore ligji në fjalë nuk duhet të funksionojë pasi Maqedonia është kandidate për në BE e NATO dhe ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi miqësor me të gjitha Institucionet e Republikës së Shqipërisë dhe Kosovës. Midis Maqedonisë dhe Shqipërisë janë hequr regjimi i vizave. Strukturat e policisë, ushtrisë dhe të sigurimit kanë një bashkëpunim të ngushtë midis tyre në luftën kundër terrorizmit dhe kontrabandave të ndryshme./Almakos

