MPB ka njoftuar se me datë 24.04.2026, zyrtarët policorë nga Zyra e Jashtme për Punë Kriminalistike në Gostivar kanë privuar nga liria personin T.B. (29) nga fshati Zdunjë e Gostivarit. Sipas denoncimit të bërë më 24.04.2026 nga një banor 42-vjeçar i Gostivarit, para disa muajsh në zonën e Gostivarit, një person i panjohur me automjet “Volkswagen Jeep” ngjyrë e zezë, ka ndaluar vajzën e tij të mitur dhe me përdorimin e forcës fizike ka kryer përdhunim mbi të, duke e kërcënuar atë dhe familjen e saj. Gjithashtu, më 22.04.2026, në rrjetet sociale janë publikuar fotografi dhe video eksplicite të vajzës së denoncuesit. Pas masave të ndërmarra, personi është gjetur dhe është kryer bastisje në shtëpinë e tij si dhe në një shtëpi tjetër në fshatin Raven ku ai qëndronte, me ç’rast janë sekuestruar një laptop, telefon celular, USB dhe sende të tjera. Personi po mbahet në stacionin policor për procedurë të mëtejshme.
Data 24.10.2026
Aktuale
- Elvana Gjata shfaqet për herë të parë në fotografi me partnerin e përfolur
- Përshkallëzohet revolta para Ministrisë së Arsimit, të rinjtë hedhin gurë, policia përgjigjet me ujë dhe gaz lotsjellës (VIDEO)
- Maqedonia e Veriut me automjetet më të vjetra në rajon, mosha mesatare 19,4 vjet
- Netanyahu thotë se fundi i ndihmës ushtarake amerikane për Izraelin është “vetëm çështje kohe”
- Interesim i madh i të rinjve për profesionet e aviacionit në „Skopje Air Fair 2026“
- 19-vjeçari nga Shkupi kapet në Bullgari me 98.500 euro të falsifikuara
- Arrestimi i një grupi të dyshuarish për mashtrime në Call Center
- Sllovenia vendos radarë të rinj në autostrada, shoferët rrezikojnë gjoba deri në 1.200 euro



