Lëvizja e Plenumit Studentor njoftoi në Instagram se sot në orën 17:00 do të ketë një tubim paqësor në pllatonë e USHKM-së, dhe më pas të pranishmit do të marshojnë nëpër Urën Goce Delçev deri në Gjykatën Penale, ku do të mbajnë 62 minuta heshtje në kujtim të atyre që vdiqën në tragjedinë e Koçanit.
Ngjarja u njoftua në llogarinë e tyre në Instagram.
“Të shtunën, mbushen 40 ditë që nga krimi në Koçan. Zjarri dhe tymi helmues në Puls morën një brez të tërë të rinjsh nga një qytet. Pranvera mbërriti atje e mbështjellë me të zeza. Ju ftojmë të premten, më 25 prill 2025, në një tubim paqësor përmes të cilit do t’u shprehim respektin e duhur bashkëmoshatarëve tanë që nuk janë më me ne dhe do t’i mbështesim familjet e tyre”, thuhet në njoftim.