Mbi 3500 familje në Tetovë jetojnë nga ndihma sociale, informon gazeta Koha. Sipas përgjegjësve në Qendrën për Punë Sociale në Tetovë, këtë të drejtë në Tetovë gjithsej e shfrytëzojnë 3400 persona. Nga kjo qendër kanë bërë të ditur se gjatë kësaj periudhe sa është duke vijuar ripërtëritja e dokumenteve, ka 150 shfrytëzues të rinj që kanë aplikuar. “Deri më tash ne kemi pasur 3400 shfrytëzues të ndihmës sociale deri më datë 24 janar, gjegjësisht deri të martën 2900 shfrytëzues i kanë ripërtërirë dokumentet, në veçanti mund të cekim se këtë vit kemi edhe 150 shfrytëzues të rinj, të cilët për herë të parë ose pas një pauze prej dy tre vitesh kanë vendosur që të ripërtërijnë sërish dokumentet për shfrytëzimin e ndihmës sociale, kështu që bashkë me këto shfrytëzuesit e rinj, numri ka arritur diku rreth 3150 shfrytëzues të ndihmës sociale të cilët kanë ripërtërirë dokumentacionin e nevojshëm. Numri i shfrytëzuesve të ndihmës sociale nga viti në vit shënon ulje. Nuk kemi rritje të numrit ashtu si dikur, për shkak se shumica largohen nga vendi dhe arrijnë të sigurojnë një punë jashtë vendit për tre apo katër muaj, kështu që prindërit e tyre nuk mund ta shfrytëzojnë atë të drejtë për shkak se një anëtar i familjes i cili nuk mund të bëj deklaratën për të përdorur të dhënat personale gjendet jashtë”, theksoi për Koha, Iljas Alija, udhëheqës Sektori për Ndihmë Sociale, pranë Qendrës për Punë Sociale në Tetovë.
Data 22.03.2026
Aktuale
- Bujar Osmani kritikon VLEN-in: “Sa e sikletshme – deri ku kemi rënë?”
- Artan Grubit i vazhdohet masa e arrestit shtëpiak
- VLEN: Ulja e TVSH-së për karburantet është masë konkrete në mbrojtje të qytetarëve
- (VIDEO) LSDM dhe VMRO akuzojnë njëra tjetrën për përfshirje në korrupsion
- Protesta pa fjalime e opozitës! Qytetarët do të mblidhen para kryeministrisë! Të angazhuar 1500 efektivë policie
- (VIDEO) Shtetet e rajonit marrin masa për parandalim të krizës
- Shkup “Bit Pazar”: Personi i armatosur terrorizon, kryen një grabitje dhe dy tentativa brenda një ore
- Humbi kontrollin mbi motomjetin dhe u përplas me barriera anësore të rrugës, humb jetën 28-vjeçari

