Gjykata Themelore në Prishtinë ka vendosur të vazhdojë masën e paraburgimit për Naim Murselin, Kushtrim Kokallën dhe Granit Plavën edhe për dy muaj të tjerë, të tre të dyshuar për vrasjen e Liridona Ademajt. Të akuzuar për vrasjen e Ademaj, janë bashkëshorti i saj Naim Murseli, i cili pagoi Kushtrim Kokallën për ta ekzekutuar dhe e inskenoi ngjarjen si grabitje.
Granit Plava, ka dëshmuar më herët për policinë se mori 15 mijë euro nga Naimi për t’i vrarë bashkëshorten, ndërsa pjesën tjetër do e merrte pas krimit. Në deklaratën e bërë nga gjykata, thuhet se Naim Murseli i ka dhënë armën Granti Pllavës dhe e kishte inskenuar grabitjen.
“Ju informoj se të pandehurve N.M, G.P dhe K.K iu është vazhduar masa e paraburgimit për dy muaj me Aktvendimin e datës 23.08.2024, e cila masë do t’iu llogaritet nga data 26.08.2024 deri me datë 25.10.2024, nën kushtet ligjore të parapara në KPPK”, thuhet në përgjigjen e gjykatës.