SPB Tetovë njofton se dje (14.04.2026) në ora 10:10 në SPB Tetovë, një 59-vjeçar nga Tetova ka denoncuar se është mashtruar nga një person juridik nga Tetova, pronë e M.S. nga Turqia.
Sipas denoncimit, në janar të vitit 2026, ai kishte rënë dakord për blerjen e një qilimi për një objekt fetar nga Italia për shumën prej 4.500 eurove, me ç’rast ka paguar një avans prej 3.000 eurosh, por deri në momentin e denoncimit, personi as nuk e ka sjellë tepihun sipas marrëveshjes, e as nuk i ka kthyer paratë.
“Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit”, thonë nga SPB Tetovë.


