Me të hyrë në fuqi ngrirja e çmimit të bukës, tre organet mbikëqyrëse janë aktivizuar në terren. Inspektorati i Tregut, Inspektorati i Punës dhe Agjencia e ushqimit dhe veterinarisë kanë mobilizuar 250 inspektorë për ti verifikuar shitësit me pakicë. Sipas burimeve të Alsat, organet kompetente për rregullimin e konkurrencës në treg kanë dhënë tre ditë afat për prodhuesit e mëdhenjë të produkteve të brumit që nëse vazhdojnë më kryeneqësinë e tyre, do të zëvendësohen me furrtarët më të vegjël për furnizim me bukë. Zyrtarët thanë se janë katër kompani “oligarkë” të cilët operojnë në Shkup dhe rrezikojnë të mbyllen, që insistojnë të mos prodhojnë e as furnizojnë pikat e shitjes me pakicë si revoltë ndaj vendimit të Qeverisë. Thirrjes së tyre për “bojkot” nuk iu përgjigjën bukëpjekësit të tjerë, të cilët sot kanë punuar normalisht në gjithë vendin. /Alsat.mk
Data 05.10.2026
Aktuale
- Tensioni rritet në Kuvendin e Kosovës: Policët rrethojnë oborrin për seancën e rëndësishme
- Thirrja e Endrit Thaçit: Bashkimi i partive për miratimin e ligjit të Speciales
- “Universiteti është vendi ku ndërtoni veten dhe të ardhmen“/ Presidentja e “Luarasit”, Fabiola Hysenbelliu mesazh studentëve: Mësoni, përshtatuni, krijoni dhe guxoni
- IBU dhe T3 Vakfı forcojnë bashkëpunimin në shkencë dhe teknologji
- LSDM: Dy vjet e gjysmë të Mickoskit sollën izolim dhe largim nga BE-ja dhe rënie të ekonomisë së vendit
- Mot me diell dhe relativisht i ngrohtë gjatë ditës
- Sofja i përgjigjet Shkupit: Jemi të gatshëm për bisedime, por pa ultimatume
- Zbulim i rrallë në Strugë: Varri i një luftëtari nxjerr në dritë thesare të lashta



