Një ngjarje e rëndë është parandaluar ditën e sotme në Shkodër, ku një nënë 27 vjeçare ka tentuar të hidhej në lumin Bunë së bashku me 4 fëmijët e saj të mitur, për t’i dhënë kështu fund jetës. Policia ka ndërhyrë menjëherë, duke parandaluar kështu ngjarjen e rëndë, nga e cila do të kishte rezultate fatale.
Rreth orës 14:15, uniformat blu janë njoftuar se një grua po tentonte të hidhej në lumin Buna së bashku me 4 fëmijët e saj, të moshës 7, 5, 3 dhe 1 vjeç.
Falë ndërhyrjes së shpejtë të shërbimit të Policisë që po patrullonin në këtë zonë, fatmirësisht ngjarja e rëndë është parandaluar.
27 vjeçarja dhe fëmijët e saj janë shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë së Shkodrës.
Nuk dihen ende arsyet përse e reja ka marrë një vendim të tillë.
Grupi hetimor po vijon punën për sqarimin e rrethanave të rastit.
Njoftimi i policisë
Ndërhyrja e Policisë parandaloi një ngjarje të rëndë.
Tentoi të hidhej në lumin Buna, bashkë me 4 fëmijët e saj të mitur, falë ndërhyrjes së shpejtë nga patrulla e përgjithshme që patrullonte në zonë, pengohet 27-vjeçarja.
Menjëherë pas marrjes së njoftimit, rreth orës 14:15, se një shtetase po tentonte të hidhej në lumin Buna, bashkë me 4 fëmijët e saj, shërbimet e Policisë që patrullonin në zonë, kanë ndërhyrë duke penguar 27-vjeçaren, e cila po tentonte të hidhej në lumë, bashkë me 4 fëmijët e saj 7, 5, 3 dhe 1 vjeç.
27-vjeçarja dhe fëmijët e saj u shoqëruan në ambientet e Komisariatit të Policisë Shkodër.
Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të rastit.