Një person ka humbur jetën në njërin nga 27 aksidente të regjistruara gjatë fundjavës në rajonin SPB të Shkupit. Në katër aksidente lëndime të lehta kanë marrë 6 persona në 11 lëndime të lehta kanë marrë tetë persona, ndërsa në 14 aksidente është shkaktuar dëm material.
Siç informojnë nga MPB-ja, se gjatë fundjavës policia e trafikut ka zbuluar dhe sanksionuar një numër të madh të shkeljeve. Pesëdhjetë e tetë shoferë kanë kanë kaluar në udhëkryq në dritë të kuqe, tre shoferë nuk kanë dhënë përparësi për kalimin të këmbësorëve, 20 për për parakalim të parregullt dhe tetë shoferë të cilët nuk kanë poseduar pajisje dimërore në automjet. Janë sanksionuar edhe pesë këmbësorë të cilët kanë kaluar rrugën jashtë vendkalimeve për këmbësorë.
Nga trafiku janë përjashtuar 12 shoferë për shkak të drejtimit të automjetit në ndikim të alkoolit dhe 40 të tjerë janë përjashtuar nga trafiku sepse kanë drejtuar automjetin para se ta marrin të patentën, 10 me automjete të paregjistruara. Janë hasur edhe 243 automjete të parkuara në mënyrë të parregullt.
Me ndihmën e automjetit special “karrotrec” janë larguar 150 automjete.
Sektori për parandalim pranë SPB Shkup sot në suaza të aksionit trafiko-edukativ “T’i mbrojmë fëmijët në trafik” do të realizojë punëtori edukative SHF “Naum Naumovski Borçe” në Komunën e Gazi Babës

