Sonte në ClickPlus në TV21 në emisionin debativ të rradhës diskutojnë:
Rafiz Aliti, ish-nënkryetar i kuvendit (BDI); Ismet Ramadani, ish-deputet; Arben Ratkoceri, gazetar; Visar Ademi, opinionist
Përse është aq me rëndësi kryeparlamentari që sot mos të arrihet të zgjidhet ky ngërc i parë, Rafiz Haliti thekson se ky komision është shumë i rëndësishëm meqë të gjitha komisionet kalojnë përmes këtij posti, e dyta VMRO kërkon të ketë kryetar të komisionit, që dmth se nëse fituesi do të kishte kryetarin për mandat dhe emrime, atëher del që opozita do ti kontrollon kryetarët e komisonit brenda. Ndaj, nëse nuk kemi marrëveshje duhet të kërkohet seanc plenare ku me nënshkrimin e 21 deputeteve të mund të zgjidhet në kuvend me votat e tyre, deklaron Haliti në #Click Plus përcjell Almakos.
“Vetë partitë që janë pjesë e kuvendit, dhe ky komision është i rëndësishëm veçanërisht për mazhorancën ku përveç propozimeve që duhet të bëje për kryetar kuvendi duhet ti bëje të gjitha propozimet, qoft brenda kuvendit duhet të kaloje nëpërmjet këtij komisioni “mandate dhe emërime”.
https://www.facebook.com/tv21hd/videos/978596738937197/
Arben Ratkoceri theskon që VMRO në çdo formë ka angazhuar arsenalin e vetë ku me të gjitha mënyrat e saja përpiqet mos të lejon shumicën të merr pushtein. Veprohet në mënyre intitucionale përmes mos dhënjes së madatatit, mos zgjedhjen e kryeparlamentarit, nxjerr popullin në rrugë, nuk përfillin faktorin ndërkombëtar Bejli dhe Han , kështu që mendoj se VMRO do shkoj deri në fund. Duhet të pasojë dhe vazhdon kërcenim me serioz ndëkombëtar, ndryshe nuk ka zgjedhje të këtij kaosi.
Visar Ademi deklaron që ne si shtet kemi dhënë prova që sdim të kriojmë shoqëri demokratike. Mogerini tha që ka pjesë të partive që janë skajshmërisht të korruptuara, kjo tregon se s’kemi shoqëri funskionale. Roli i ndërkomëtarëve, dipolmacia evropiane nuk është ajo që duhet dhe ka qenë, diplomatët kanë reaguar ngathët, dobët. Maqedonia dhe Ballkani perëndimore në Europën e bashkuar është i domosdoshëm me qëllim të përmisimit dhe mekanizmave për të mbrojtur shtetin. Pëfundimisht duhet të ngrihen të gjitha asetet dhe shkaktarët e kësaj krize të mos kthehen në pushtet, edhe nëse duhet sanksion me izolimin e Maqedonisë. Në 25 vite pas demokracisë ne akoma kemi vokabular që shqiptarëve të mos u jepet gje, përfundon Ademi në Rtv21.
Ismet Ramadani mendon që shteti ndodhet në një ngërcë të thellë politik, meqë ne skemi paralament, qeveri funskionale, skemi dhe pak qeverisje lokale, skemi president funskional, dhe gjithë këtë situat nuk mund ta kuptojnë ndërkombëtart. Ivanov me mos pritjen e Han-it i tha jo këshillit të ministrave të BE-së e kjo ska të bëj me mosrespektimin e personalitetit të tij, deklaroi Ramadani./Almakos