SPB Shkup ka ngritur padi penale kundër B.R.(26) nga fshati Gllumovë, Shkup, për shkak të ekzistimit të dyshimeve për kryerjen e veprës penale “falsifikim dokumentesh” dhe kundër M.S.(30) nga fshati Sfillare e Poshtme, Shkup, për shkak të ekzistimit të dyshimeve për kryerjen e veprës penale “ falsifikim dokumentesh “ në lidhje me “ nxitjen “, transmeton Almakos.
I padituri i parë me letërnjoftim fals ku janë shënuar të dhënat e të paditurit të dytë me 06.02.2019 është paraqitur si kandidat për dhënien e provimit për lejen e vozitjes, në emrin e paditësit të dytë, të cilit paraprakisht i ka premtuar dhuratë në të holla.