Sektori për Punë të Brendshme (SPB) i Kumanovës njoftoi se ka arrestuar 25-vjeçarin T.B. nga fshati Mllatinë (Staro Nagoriçan), nën dyshimin për kryerjen e veprës penale sipas nenit 123 të Kodit Penal, transmeton portali “Kumanova Sot”.
SPB bën të ditur se më 12 shkurt të këtij viti, T.B. dyshohet se ka sulmuar fizikisht dhe më pas ka ngulfatur M.S., një grua 78-vjeçare, në shtëpinë e saj.
Gjithashtu, i njëjti person dyshohet për kryerjen e disa vjedhjeve të rënda në disa vendbanime të komunës Staro Nagoriçan.
Policia e Kumanovës njofton se rasti ndodhet aktualisht në fazën e hetimeve të mëtejshme, ndërsa pas përfundimit të tyre do të ndërmerren masat ligjore përkatëse.


