Tahir Hani funksioner i lartë i BDI-së nga Struga, duke folur për rrezultatet e zgjedhjeve parlamentare në Strugë, e vecanërisht rrezultatin e dobët të BDI-së në vendlinden e tij në Veleshtë ka fajsuar politikën e degës së Strugës të cilë e cilësoi si të gabuar në raport me Veleshtën, njofton Drini.mk
Zgjedhjet kadrovike, punësimet por edhe qasja e përgjithshme e degës së Strugës ndaj Veleshtës sipas Tahir Hanit është shkaku që BDI në mënyrë permanente dështon në Veleshtë. Tahir Hani në këtë intervistë në Struga Tv, ka pranuar se ai personalisht nuk ka pasur fuqi politike për të ndikuar në përzgjedhjet kadrovike dhe politikbërjen e degës së Strugës, duke lënë të kuptohet se përgjegjësia i takon kryetarit të degës Ramiz Merko.
I pyetur për ndonjë kandidaturë të mundshme për komunën e Strugës, Hani ka theksuar se nuk ka ambicje të këtilla.