Prokuroria në Shkup ka ngritur aktakuzë ndaj një 23-vjeçari nga Vollkova për kryerje të akteve të tjera seksuale ndaj një vajze pesëvjeçare, vepër e parashikuar nga neni 188 i Kodit Penal. Ngjarjet dyshohet të kenë ndodhur mes majit dhe korrikut të këtij viti, në shtëpinë e të pandehurit, i cili e ka kërcënuar viktimën të mos tregojë. Prokuroria ka kërkuar gjithashtu vazhdimin e masës së paraburgimit.
“Prokuroria Themelore Publike në Shkup ka ngritur aktakuzë kundër një 23-vjeçari nga Vollkova, pasi janë siguruar prova se ai ka kryer akte të tjera seksuale me një vajzë nën moshën 15 vjeç, në përputhje me nenin 188, paragrafi 5 i Kodit Penal”, thonë nga Prokuroria.
Në periudhën nga maji deri në korrik të këtij viti, i pandehuri e ka detyruar një vajzë pesëvjeçare të kryejë akte seksuale në shtëpinë e tij dhe e ka kërcënuar se nuk i lejohet t’i tregojë babait të saj për këtë.
Së bashku me aktakuzën, prokurori publik kompetent i ka paraqitur gjykatës edhe një propozim për zgjatjen e masës së paraburgimit të përcaktuar më parë për të pandehurin.


